Ilustrim

Shtimi i rasteve me COVID-19, masat të lehta për institucionet kulturore

Pas rritjes së infektimve  me COVID-19, Qeveria e Kosovës, sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik, ka vendosur për masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Sipas vendimit më të ri të qeverisë për masat anti COVID-19, institucionet kulturore do të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 30% të hapësirave apo sipërfaqeve të objekteve ku zhvillojnë veprimtarinë.

“Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave, teatrove, bibliotekave, Filarmonisë, galerive, ansambleve, Baleti, kinemave, qendrave rinore, muzetë, qendrave të kulturës me grupe, duke shfrytëzuar vetëm 30 % të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Përqindja e shfrytëzimit të hapësirave do të vlen për të gjitha aktivitet si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime, gjithmonë duke u bazuar në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekt”, thuhet në pikën 11 të vendimit të Qeverisë për masat e veçanta për mbrojtjen nga COVID-19.