Njeriu që e ndërtoi ‘Ishullin e Trëndafilave’

E dija se ai ishte pak përtej të zakonshmes, pak i çuditshëm!

Ndryshe nga babai i tij Georgio, Lorenzo Rosa thotë se ai kurrë nuk kishte ambicie për të krijuar mikroshtetin e tij. Në fakt, ai e pranon se ishte “një gjë e çmendur për ta bërë … mirëpo, atëbotë, ato vite ishin vite pak si të çmendura”.

Inxhinieri nga Bolonja, Georgio Rosa, themeloi shtetin e tij të pavarur – Rose Island – më 1 maj të vitit 1968.

Rose Island, Foto: Lorenzo Rosa

Ishte një platformë 400 metra katrorë e ndërtuar nga betoni, druri dhe çeliku diç më shumë se 11 km larg bregut të Riminit, mes valëve të Detit Adriatik.

Ishulli/shteti kishte gjuhën e tij, stemën, monedhën dhe më e rëndësishmja – ishte i pozicionuar në 550 metra jashtë ujërave territoriale – pra ishte në një juridiksion të lirë, i ndarë nga Italia.

Kjo histori e çuditshme më shumë sesa trilluese tani po rishfaqet nga Netflix, në një film dy orësh të cilin regjisori Matteo Rovere, e përshkruan si “85 përqind e vërtetë dhe 15 përqind shpikje”.

Ndërkohë të gjithë karakteret janë të bazuar në njerëz të vërtetë dhe të gjitha ngjarjet kryesore janë të sakta, megjithatë disa emra janë ndryshuar për mbrojtjen e identiteteteve.

Në një kohë kur rregullat dhe rregulloret janë bërë më të rëndësishme në jetën tonë se kurrë më parë – shpesh me koston e lirisë personale – ia vlen të kthehemi prapa dhe të flasim për njeriun që si i vetëm, vendosi që t’i shpëojuë atij sistemi.

Duke folur për Sky News nga Italia, Rovere shpjegon: “[Georgio] ëndërronte të ishte mbreti i gjithë kësaj bote pa rregulla, me ligjin që ai vetë mund të vendoste … Ishte një piskamë për liri”.

Aktori Elio Germano, i cili luan rolin e Georgios në film, shtjellon: “Ishte një periudhë ku njerëzit po ëndërronin. Të gjithë kishin idenë e tyre për të ardhmen. Për momentin është e vështirë të imagjinosh të ardhmen, kështu që thjesht të ëndërrosh, është diçka. “

I zhvilluar gjatë Luftës së Vietnamit dhe protestave të të drejtave civile të SH.B.A.-së dhe duke qënë i tejngopur nga rregullat bajate të shoqërisë italiane të fund viteve 1960, Georgio e pa këtë gjë si një progres të natyrshëm për ta krijuar shtetin e tij, duke emëruar, natyrshëm, veten e tij si president.

Djali i Georgio, Lorenzo, pranon që fëmijëria e tij krahas një tronditje inxhinierike nuk ishte gjithmonë e lehtë: “Kur u thashë miqve të mi se babai im po ndërtonte një ishull dhe ndoshta gjatë verës unë do të shkoja dhe do të kaloja kohë atje, ata më shikuan mua sikur të isha një njeri nga planeti Mars.”

Ai thotë se ishte pajtuar me kërkësat e pazakonta të babait të tij.

Sidoqoftë, ishulli shtet i Georgios së shpejti tërhoqi pas vetës shumë tifozë – përfshirë një pronar të një anije, Pietro Bernardini, i cili ishte në kërkim të një vendi të shenjtë në ishull dhe e mori me qira për një vit.

Foto: Biblioteca Civica Gambalunga Rimini

Dhe sapo uji i pishëm u sigurua (një pellg me ujë të pishëm u bë i mundur përmes një shpimi 280 metra poshtë platformës) ishulli u hap për publikun, duke u bërë një atraksion i njohur turistik me vizitorë që vërshonin nga bregu i Riminit.

Regjisori i filmit, Sydney Sibilia, thotë për Sky News se kur për herë të parë ai u takua me Rosa – i cili ishte në atë kohë 92-vjeçar – në qytetin e tij të Bolonjës, pyetja e tij e parë ishte: “Pse e bëre atë [ndërtve një ishull]?”

Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë: “Pse jo?”. 

Sibilia e pranon se pikërisht kjo ishte pika e përsosur fillestare për një film.

Fatkeqësisht, ekipi i xhirimit të filmit pati rastin të takohet me Georgion vetëm dy herë para se ai të vdiste në vitin 2017.

Foto: Lorenzo Rosa

Regjia e filmit u bazua në rrëfimet e inxhinierit, copëza gazetash, fotografi dhe regjistrime të kohës në mënyrë që ta përbashkojë disi atë histori pak të njohur.

Detajet teknike të ndërtimit ishin gjithashtu thelbësore për të kuptuar krijimin e ishullit. Me sa duket, e gjitha kishte të bënte me “tubat shumë të mirë”.

Lorenzo shpjegon: “Ishte një sistem modular, ai përdori këto tuba – të cilat ishin të zbrazura brenda dhe pastaj ata kishin futur në to material prej betoni duke i bërë këto shtylla shumë të qëndrushme për të mbajtur platformën.”

Ai thotë se babai i tij patentoi strukturat e fshehura të përdorura për të ndërtuar platformën pasi ishte “një mënyrë shumë më e lirë për ndërtimin e këtij sistemi sesa për ndërtimin e një platforme të naftës”.

Ndodhi vetëm kur duke e rikrijuar ishullin për ta bërë filmin (megjithëse në një pishinë shumë të thellë në shtetin e Maltës sesa në ndonjë det të hapur), ekuipazhi zbuloi nga dora e parë se sa e ndërlikuar ishte të bësh një gjë të tillë.

Regjisori Rovere shton: “Meqenëse [Georgio] nuk kishte shumë para, ai përdori një ekuipazh shumë të vogël miqsh dhe disa punëtorë për të ndërtuar ishullin shtet.

“Kur ndërtuam ishullin për ta bërë filmin ne harxhuam shumë para dhe na duheshin qindra njerëz. Ishte diçka krejt e çmendur që ai ia doli ta bëjë të njëjtën gjë vetëm me disa miq. Ai ishte një gjeni”.

Sidoqoftë, pavarësisht teknikave të tij të zgjuara të ndërtimit dhe statusit të pavarur, jetëgjatësia e ishullit nuk ishte e destinuar të ishte e gjatë.

Foto: Biblioteca Civica Gambalunga Rimini

Vetëm 55 ditë pas shpalljes së pavarësisë, marina italiane e pastroi ishullin dhe vendosi një bllokadë duke ua ndaluar njerëzve hyrjen aty.

Diç më vonë, pas urdhrave të vendosura nga qeveria, zhytësit vendosën eksplozivë në shtyllat mbështetëse dhe u përpoqën ta hidhnin në erë platformën.

Rovere thotë: “[Qeveria Italiane] u përpoq të çmontonte ishullin, porse një gjë e tillë ishte e pamundur, andaj ata u përcaktuan që duhej ta hedhnin në erë.

“Në fakt , atyre u duheshin dy bombardime shumë të mëdha për ta shkatërruar ishullin. 

Rezultoi se edhe dy bombardime nuk qenë të mjaftueshme për të çmontuar kryeveprën e bërë nga  Georgio.

Foto: Netflix

Një vepër e Zotit – në formën e një stuhie – më në fund i dha fundin platformës, duke e shkatërruar atë me 26 Shkurt të vitit 1968. 

Ishte një goditje e rëndë për ideatorin dhe krijuesin e saj, shpjegon djali i tij Lorenzo: “Menjëherë pas vitit 1969, pasi ishulli ishte shkatërruar, nuk mund të flisnim për Rose Island (Ishullin e Trëndafilave) sepse kjo shkaktonte dhimbje të madhe për babanë tim dhe për pjesën tjetër të familja.”

Sibilia pajtohet: “Kur fola me Georgion, mund të them se ajo çfarë kishte bërë ai, nuk kishte qenë ndonjë shaka, ishte një punë e madhe. Dhe kjo është arsyeja pse kjo histori meriton të shëndrrohet në një film.”

Pas shkatërrimit të Rose Island, autoritetet e atëhershme ndërmoren lëvizje të shpejta për të parandaluar çdo përsëritje të mundshme, ndërkohë qe Kombet e Bashkuara, KB, e lëvizën kufirin e ujërave territoriale nga 9.6 km në 17.7 km detare.

Shkatërrimi i ‘Rose Island’ ishte lufta e parë dhe e vetme, agresioni i vetëm i ndërmarrë nga ana  Republikës Italiane.

Regjisori Rovere shton: “Pas Luftës së Dytë Botërore, Italia asnjëherë nuk sulmoi ndonjë shtet, përveç këtij ishulli, kësaj ëndrre”.

Ai shton se shkatërrimi i ishullit la efekt të hidhur tek ideatori dhe krijuesi i ishullit: “[Georgio] ishte elastik dhe ai ishte i kënaqur nga përvoja sepse donte të demonstronte rëndësinë e lirisë së individit.

“Ai ishte i fiksuar me faktin që Kombet e Bashkuara duhet të pranonin se shteti të cilin ai e krijoi ishte një shtet i vërtetë. Duke e bombarduar ishullin, Italia pranoi se ishte një shtet tjetër, kështu që, nga këndvështrimi i tij, ishte një rezultat i mirë.

“Me sa duket ai doli të jetë një humbës, por në një kuptim pak më të thellë, në fakt, ai ishte një fitues.”

 

Përgatiti-Nuhi Shala