Bienalja ‘Mitrovica Print 2020’. Foto: Facebook/ Mitrovica Print 2020

Në Mitrovicë hapet sot bienalja ndërkombëtare e grafikës

Bienalja e parë Ndërkombëtare e Grafikës, “Mitrovica Print 2020” hapet sot në ora 17:00 në Galerinë e Arteve në Qendrën e Kulturës, “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në këtë bienale do të ekspozohen veprat e 60 artistëve nga vende të ndryshme të botës.

Përveç ekspozimit, gjatë kësaj bienaleje do të ndahen edhe tri çmime për veprat më të mira.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy muaj.

Bienalja ‘Mitrovica Print 2020’. Foto: Facebook/ Mitrovica Print 2020