Shtëpia e miqve, shekulli XVIII- Muzeu Etnologjik. Foto: Facebook/Muzeu Etnologjik.

Muzetë botërore ‘hapin dyert’ për shëtitje virtuale

Muzeu i famshëm “Van Gogh” i vendosur në Amsterdam përmban 200 piktura, 400 vizatime dhe një mori dorëshkrimesh të artistit gjenial Vincent Van Gogh. Në këtë muze dhe në shumë institucione tjera kulturore në botë mund të shëtisni virtualisht falë aplikacionit Google Arts & Culture, si pasojë e pamundësisë për t’i vizituar ato fizikisht. Për të përballuar karantinën Street View po ofron turne online në muzetë më të njohura nga të gjitha kontinentet, shkruan travelandleisure.com.

Ky  aplikacion ofron shëtitje në “Muzeun Britanik” në Londër, “Muzeun Van Gogh” në Amsterdam, “Muzeun Guggenheim” në New York, shfaqje në falas në Operën Metropolitane të New Yorku-ut dhe qindra vende të tjera ku mund të fitojmë njohuri për artin, historinë dhe shkencën.

Përpos hapësirave të brendshme aplikacioni mundëson edhe të shëtisim “jashtë” në disa nga parqet më të mira kombëtare të Amerikës.

Më poshtë janë paraqitur 12 muzetë e famshme botërore dhe Muzeu Etnologjik i Kosovës (vegëzat e tyre) të cilët mund t’i eksploroni nga shtrati juaj:

 

Muzeu Britanik, Londër

Muzeu Britanik ikonik, i vendosur në “zemër të Londrës”, i ofron mundësinë vizitorëve virtual të vizitojnë Gjykatën e Madhe dhe të zbulojnë gurët e lashtë të Rosetta, mumiet egjiptiane dhe qindra objekte tjera historike. Zbuloni civilizimet e lashta, mësoni nga arritjet dhe sfidat e pabesueshme të njerëzve dhe shoqërive të kaluara dhe zhyt veten në kulturën, gjuhët, artin e metamorfozës botërore.

Muzeu Guggenheim, New York

Nga shkallët e shtëpisë suaj mund t’i vizitoni shkallët spirale të famshme të Guggenheim në Muzeun e New York-ut. Nga turneu online do mund të zbuloni vepra arti të pabesueshme nga epokat impresioniste, post-impresioniste, moderne dhe bashkëkohore.

Galeria Kombëtare e Arteve, Uashington, D.C.

Ky muze i famshëm amerikan i artit përmban dy ekspozita në internet përmes Google. E para është një ekspozitë e modës amerikane nga 1740 deri në vitin 1895, duke përfshirë shumë dorëzime të rrobave nga epokat koloniale dhe Revolucionare. E dyta është një koleksion veprash nga piktori barok holandez, Johannes Vermeer.

Musée d’Orsay, Paris

Nuk do mund të merrni hapa në Musee d’Orsay, por mund të jepni vështrime në veprat e madhështore të artistëve francezë si  Monet, Cézanne, dhe Gauguin. Kjo galeri popullore strehon dhjetëra vepra të famshme nga artistë francezë që kanë punuar dhe jetuar midis 1848 dhe 1914.

Muzeu Kombëtar i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Seul

Artin e muzeut të Koresë do mund ta ndiqni nga katër anët e botës. Turneu virtual i Google iu shëtit nëpër gjashtë kate të artit bashkëkohor nga Korea dhe në të gjithë globin. Në koleksionin e një prej muzeve më të vizituara në Kore ka më shumë se 7000 vepra. Shumica e tyre janë krijuar nga artistë lokalë, por ka vepra artistike nga artistë të njohur botërisht: Andy Warhol, Marcus Luperts, Joseph Beuys dhe shumë të tjerë. etj.

Muzeu Pergamon, Berlin

Muzeu Pergamon është njëri ndër muzetë më të mëdhenj të Gjermanisë. Ky muze historik është shtëpia e shumë objekteve të lashta, përfshirë Portën Ishtar të Babilonisë dhe Altarin e Pergamonit. Edhe pse jo fizikisht muzeu i njohur ka kapacitet të ofrojë në mënyrë virtuale veçoritë e një shtëpie historike.

Rijksmuseum, Amsterdam

Eksploroni veprat master nga Epoka e Artë Holandeze, duke përfshirë vepra nga Vermeer dhe Rembrandt. Google ofron një turne në Street Vieë në këtë muze ikonik, kështu që ju mund të ndjeheni sikur në fakt po bredhni sallat e tij.

Muzeu Van Gogh, Amsterdam

200 pikturat, 500 vizatimet dhe 750 letrat personale të artistit gjenial Vincent Van Gogh janë disa nga thesaret më të çmuara të artit botëror. Kushdo që është adhurues i këtij piktori tragjik, të zgjuar, misterioz mund të shohë veprat e tij afër duke vizituar virtualisht koleksionin më të madh të veprave të artit.

Muzeu J. Paul Getty, Los Angeles

Veprat e artit evropian qysh nga shekulli i tetë gjenden në muzeun e artit në Kaliforni. Me një klikim në aplikacionin kulturor do mund të shëtisni duke zbuluar një koleksion të madh pikturash, vizatimesh, skulpturash, dorëshkrimesh dhe fotografish.

Galeria Uffizi, Firence

Kjo galeri më pak e njohur strehon koleksionin e artit të Firences, nga familja më e famshme de’Medicis e Italisë. Ndërtesa është projektuar nga Giorgio Vasari në 1560 posaçërisht për Cosimo i de’Medici, por çdokush mund të endet në sallat e tij nga kudo në botë.

MASP, São Paulo

“Museu de Arte de São Paulo” është muzeu i parë modern jo fitimprurës i Brazilit. Punimet e artit të vendosura në korniza të qarta perspex bëjnë që të duket sikur vepra arti po rri pezull në qiell.

Muzeu Kombëtar i Antropologjisë,  Meksikë

I ndërtuar në vitin 1964, ky muze i kushtohet arkeologjisë dhe historisë së trashëgimisë para-spanjolle të Meksikës. Ka 23 dhoma ekspozitash të mbushura me objekte të lashta, përfshirë disa nga civilizimi Mayan.

Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” , Prishtinë

Përpos kwtyre  edhe Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë  në kuadër të platformës #HeritageSpace ka organizuar projektin “Ecja Virtuale”. Kjo vizitë është ideuar dhe zhvilluar nga Petrit Ibrahimi e cila përcjellët nga tinguj dhe zëra të instaluar në muze në kuadër të projektit “Haptic Space” nga Anyla Berisha në vitin 2016. Shëtitja nëpër dhomën e grave, odën e burrave, dhomën e çiftit, në koleksionin e instrumenteve të vjetra muzikore, veshjeve të krahinave shqiptare etj., përcjellët me pamjet 360 shkallë, me tinguj të cilët e bëjnë edhe më emocionale vizitën virtuale.

Kjo shëtitje virtuale ofron mundësinë për të marrë pak kulturë dhe arsim ndërsa jeni i kufizuar në shtëpinë tuaj. Sipas Fast Company, Google Arts & Culture iu bashkuan mbi 2500 muze dhe galeri në të gjithë botën për të sjellë secilin në këto ambiente artistike. Sipas Fast Company, Louvre gjithashtu ofron turne virtual në faqen e saj të internetit.