Filmi ‘Hana e re’ shfaqet në festivalin e filmit në Winterthur në Zvicër

Filmi i metrazhit të shkurtër “Hana e re” do të shfaqet premierë botërore në edicionin e 27- të të festivalit të filmit “Winterthur Film Festival” në Zvicër.

Filmi “Hana e re”, po ashtu garon për filmin më të mirë të shkurtë në kategorinë “Best International” të këtij festivali.

Edicioni i 27 i festivalit “Winterthur Film Festival” do të mbahet nga  7 deri 12 nëntor 2023, kurse, filmi do të shfaqet më 10 nëntor nga ora 17:30.

“Hana e Re” rrëfen historinë e katër shoqeve, të cilat gjatë një udhëtim të menduar për qejf, zbulojnë të vërteta për njëra-tjetrën.

Në rolet kryesore janë: Rozafa Çelaj, Era Balaj, Blerta Ismaili, Qëndresa Jashari.

Filmi “Hana e Re”,  me skenar dhe regji nga Jehona Berisha, është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.