array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zvarritja e caktimit të koeficientit për paga

Deklarata

Përparim Kryeziu (05.01.2023) – “Vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave”.

Qeveria e Kosovës

Vlerësimi

Me kos

Qeveria e Kosovës nuk e ka publikuar koeficientin për pagat në sektorin publik gjatë muajit janar siç ishte zotuar. Vlera e koeficientit është caktuar më 1 shkurt 2023, një ditë pas afatit kohor të deklaruar nga Qeveria e Kosovës. Për vitin 2023, vlera e koeficientit do të jetë 105 euro. Në ligj ishin caktuar koeficientet për secilën pozitë në sektorin publik, por jo edhe vlera e koeficientit. Në mungesë të vlerës së koeficientit, punëtorët e sektorit publik nuk kanë pasur informata se sa do të jetë paga e tyre gjatë këtij viti.

Artikulli

Më 1 shkurt 2023, Qeveria e Kosovës e ka caktuar vlerën e koeficinetit përmes të cilit do të llogariten pagat e 80 mijë punëtorëve në sektorin publik. Vlera e koeficientit do të jetë 105 euro për vitin 2023 derisa në vitin 2024 është thënë se do të jetë 110 euro.

Por, Qeveria e Kosovës ishte zotuar se vlera e koeficientit do të përcaktohej brenda muajit janar 2023.

“Vlera e koeficientit do të caktohet gjatë këtij muaji, pra gjatë muajit janar, bazuar në tërësinë e koeficienteve të shpërndarë me Ligjin e Pagave” – kishte thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu më 5 janar 2023.

Derisa po afrohej fundi i muajit janar, më 23 janar 2023, edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, kishte folur për afatin e publikimit të vlerës së koeficientit për pagat e sektorit publik.

“Koeficientin besoj shumë shpejt Qeveria brenda pak ditëve, nëse jo këtë javë, javën tjetër do e përcjelli në Kuvend të miratuar në kuadër të Projektligjit për buxhetin dhe më këtë rast do të behet një plotësim ndryshim në mënyrë që do të jetë fiks vlera e koeficientit, një praktik që do ta thjeshtësojë shumë punën ne trajtimin e pagave dhe koeficienteve në vitet në vijim” – kishte thënë Kusari – Lila.

Por, vlera e këtij koeficienti nuk është caktuar deri në fund të muajit janar, siç kishte deklaruar Qeveria e Kosovës. Vlera e koeficientit është caktuar një ditë pas afatit të zotuar nga Qeveria e Kosovës, pra më 1 shkurt 2023.

Ligji për pagat në sektorin publik është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës, me 22 dhjetor 2022. Ndërsa, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar më 5 janar 2023 Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Pas dekretimit nga presidentja, ky ligj është publikuar në gazetën zyrtare, ndërsa pritet të hyjë në fuqi më 5 shkurt 2023. 

Në ligj ishin caktuar koeficientet për secilën pozitë në sektorin publik, por jo edhe vlera e koeficientit. Në mungesë të vlerës monetare të koeficionit, punëtorët e sektorit publik nuk kanë pasur informata se sa do të jenë pagat e tyre gjatë këtij viti. 

Projektligji i cili ka nxitur reagime tash e sa muaj, më 22 dhjetor 2022, ka marrë mbështetjen e shumicës së deputetëve, pro të cilit kanë votuar 63 deputetë. Në votimin e dytë të Projektligjit për paga, deputetët e tri partive opozitare PDK, LDK dhe AAK nuk morën pjesë ndonëse ishin të pranishëm në sallën e parlamentit. Kritikat e tyre, lidheshin kryesisht me mos caktimin e vlerës së koeficientit.