array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video humoristike paraqitet si rrahja në mes të politikanëve 

Deklarata

Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;)

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Video me titull “Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;)” është e ndryshuar. Video është e manipuluar, pasi janë vendosur fytyrat e tre politikanëve në një video humoristike duke aluduar kinse kryeministri Kurti e nxitur zëvendëskryeministrin Bislimi që ta rrahë deputetin Lushtaku pasi që ky i fundit ishte sjellë keq me Kurtin. Videoja origjinale, është marrë nga seriali ‘Nana Fate’. Pjesa e shkëputur është minuta e 18:05 e episodës 22 të këtij seriali dhe mbanë titullin “Shaci i Nanes han dajak”.

Artikulli

Më 15 qershor 2023, faqja në Facebook “Shqiptarqe Krejt” ka publikuar një video me përshkrimin “Piuuuuuuuuu – Krisi te Lisi, a ta hini a ??? -;)”, në të cilën shihen fytyrat e kryeministrit Albin Kurti, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi si dhe të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku.

Video është e manipuluar, pasi janë vendosur fytyrat e tre politikanëve në një video humoristike duke aluduar kinse kryeministri Kurti e ka nxitur zëvendëskryeministrin Bislimi që ta rrahë deputetin Lushtaku pasi që ky i fundit ishte sjellë keq me Kurtin.

Videoja origjinale, është marrë nga seriali ‘Nana Fate’. Pjesa e shkëputur është minuta e 18:05 e episodës 22 të këtij seriali dhe mbanë titullin “Shaci i Nanes han dajak”.

Në këtë episod “nana Fatë” i kërkon nipit të saj që ta rrahë shitësin e perimeve, pasi që sipas saj ai është sjellë keq me të.

Të premten në Kuvendin e Kosovës kishte ndodhur një përleshje në mes të deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ministrave të qeverisë Kurti.

Nga videot e publikuara shihet sesi deputeti Lushtaku hedhë ujë në drejtim të kryeministrit Kurti, e në këtë rast ndërhynë ministri Murati duke bllokuar ujin, e pastaj zëvendëskryeministri Bislimi e gjuan me shishe deputetin Lushtaku.

Për grushtet e dhunën fizike në Kuvend, nga prokuroria janë ftuar për intervistim katër persona.

Dy nga të thirrurit e prokurorisë janë nga Partia Demokratike e Kosovës e dy të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Nga PDK janë thirrur deputetët, Mërgim Lushtaku e Hajdar Beqa.

Ndërsa nga qeveria janë thirrur ministri i Financave, Hekuran Murati si i dëmtuar ndërsa zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si i dyshuar.