array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video dhe përshkrim i fabrikuar për të ndërlidhur dy ngjarje të ndryshme 

Deklarata

Na jena na, na jemi shtet. Neve hiq nuk nda ndien çka thojnë amerikanët as të tjerët në koordinohum per 2 deri ne 3 minuta me Sllavko Simiqin

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Rrenë

Video me përshkrimin “Na jena na, na jemi shtet. Neve hiq nuk nda ndien çka thojnë amerikanët as të tjerët në koordinohum per 2 deri ne 3 minuta me Sllavko Simiqin” janë të rreme. Ky përshkrim nuk është thënë në asnjëherën prej videove të publikuara. Video e publikuar me 15 qershor 2023, në të cilën shihet deputeti Mefail Bajqinovci nuk ka asnjë ndërlidhje me audio-inçizimet e publikuara me 10 korrik 2023, në të cilën dëgjohet duke folur shefja e grupit parlamentar të LVV-së duke biseduar me Sllavko Simiq nga Lista Serbe.

Artikulli

Më datë 15 korrik 2023, në faqen e Facebook “Besëlidhja” është shpërndarë një video e montuar me disa pjesë.

Në videon e montuar fillimisht është parë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci me dy qytetarë. 

Për këtë video është raportuar fillimisht me 18 qershor 2023

Më pas video ndërlidhet me një audio-inçizim, të publikuar nga mediat, në të cilin dëgjohet shefja e grupit parlamentar të LVV-së duke biseduar me Sllavko Simiq nga Lista Serbe.

Në video shihet edhe një pjesë e deklaratës së Kusari-Lila që e ka dhënë në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini e edhe komentimi i gazetarit Berat Buzhala për këto audio-inçizime.

Kësaj video i është montuar edhe një shkrim që thotë “Na jena shtet qe koordinohemi me Radojqiqin për 2 deri në 3 minuta”.

Përshkrimi i videos më pas thotë “Na jena na, na jemi shtet. Neve hiq nuk nda ndien çka thojnë amerikanët as të tjerët në koordinohum per 2 deri ne 3 minuta me Sllavko Simiqin”.

Pra, video e deputetit të LVV-së është ndërlidhur me bisedat dhe intervistat e Kusari-Lila, ndonëse realizimi i tyre nuk ka qenë në të njëjtën kohë, pasi njëra është publikuar më 15 qershor 2023, ndërsa tjetra me 10 korrik 2023.

Krypometri ka kontaktuar me deputetin Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se videoja në të cilën shihet ai me dy qytetarët nuk ka asnjë lidhje me Sllavko Simiqin.

“Kjo video është e rastit dhe nuk ka kurrfarë bisede për Slavko Simicin as për asgjë tjetër. Pra këtu pos këtij postimi që e ka bërë zotëriu për sovranitet asgjë me shume nuk është folur. E kam sqaruar është video e rastit dhe s’ka fare lidhje me këtë që e thotë Buzhala” – ka thënë ai.

Poashtu, Bajqinovci ka thënë se në video nuk është thënë “Na jena na, na jemi shtet. Neve hiq nuk nda ndien çka thojnë amerikanët as të tjerët në koordinohum per 2 deri ne 3 minuta me Sllavko Simiqin”.

Sipas tij, ndërlidhja e kësaj video dhe përshkrimi i bërë janë të fabrikuara.

Tutje ai ka thënë se dy qytetarët me të cilët ka bërë videon janë dy ish të burgosur dhe veteran të luftës së Ushtrisë Çlirimtare.