array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Naim Murseli ka vdekur në burg

Deklarata

“Vdesë në burgun e sigurisë së lartë, Naim Murseli”

Faqe në TikTok

Vlerësimi

Rrenë

Video me mbishkrimin “Vdesë në burgun e sigurisë së lartë, Naim Murseli” është i rremë. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani ka thënë se Naim Murseli nuk ka vdekur, por ai është në burg dhe i njëjti është duke pranuar vizita nga familjarët e tij.

Artikulli

Më 12 dhjetor 2023, faqja “Ilirianshqipe” (arkiva) në rrjetin social TikTok ka shpërndarë informacionin se Naim Murseli, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, ka vdekur në burgun e sigurisë së lartë. 

Në këtë faqe është thënë se Policia është duke e hetuar vdekjen e tij, ndërsa kanë listuar tri prej pistave të mundshme: vetëvrasjen, vrasje nga familjarët e Liridonës apo vrasje nga borxhlinjtë.

Krypometri ka kontaktuar me drejtori e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani për të verifikuar një informacion të tillë. 

Dibrani për krypometrin ka thënë se Naim Murseli është gjallë.

“Nuk janë të vërteta këto lajme që po shpërndahen. Ai është mirë, ka vizita prej familjes, gjendja është mirë” – tha Dibrani.

Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli e kishte vizituar në burg djalin e tij. Shaban Murseli kishte folur për disa media për takimin që kishte me Naimin gjatë vizitës në burg. 

Krypometri ka raportuar edhe më parë për dezinformata të tilla lidhur me Naim Murselin, siç janë pretendimet për rrahjen e tij në burg.

Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Murseli është arrestuar nga Prokuroria pasi i njëjti dyshohet se e kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.