array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Foto: KALLXO.com

Publikimi i rremë se Naim Murseli është rrahur në burg

Deklarata

Vrasja e Liridonës: Naimi po përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Vrasja e Liridonës: Naimi po përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda” është i pavërtetë. Krypometër ka verifikuar se një rrahje e tillë nuk ka ndodhur në burg.

Artikulli

Me datë 11.12.2023, faqja në Facebook “Shqip Media” ka publikuar një artikull me titull “Vrasja e Liridonës: Naimi po përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda”. 

Krypometër ka verifikuar nëse ky informacion është i saktë.

Krypometri ka kontaktuar me Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani për të kontrolluar nëse në burgun ku po mbahet Naim Murseli ka të regjistruar një sulm ndaj tij.

Dibrani ka konfirmuar se nuk ka një sulm të tillë. 

“Nuk ka diçka të vërtetë në këtë rast. Pra, ai po trajtohet njëjtë sikurse gjithë të burgosurit e tjerë, normalisht me siguri të shtuar për shkak të rastit dhe rrezikshmërisë”- ka thënë Dibrani.

Ai ka shtuar se edhe artikulli në fjalë nuk flet për rrahje në burg por në stacionin e policisë. ”Edhe brenda artikullit mund të vëreni se nuk po flitet për rrahje nga stafi korrektues por nga Policia. Po bëhen lajme për klikime. Nuk ka diçka të vërtetë në këtë çështje”- tha Dibrani për Krypoemtër, pasi ka lexuar artikullin e Shqip Media. 

Krypometër ka kontrolluar edhe përmbajtjen e shpërndarë nga Shqip Media. Materiali është një ri-citim i përmbajtjes së publikuar nga Gazetën online “Sinjali”.

Në këtë artikull  babai i  Naim Murselit kishte përmendur se djali i tij ishte rrahur nga Policia e Kosovës.

“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrahë. E tash unë nuk e di, kontaktova me Gjakovë, më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrahë këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK”- ka thënë  Shaban Murseli në intervistën e datës 9 dhjetor 2023.  Në gjithë përmbajtjen e kësaj deklarate Murseli ka mohuar rrahje në burg. 

Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. 

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. 

Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.