array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se Naim Murseli ka folur nga burgu 

Deklarata

Fjalët e para të Naimit nga burgu. Kjo është gjendja e tij, thotë se po përjeton tmerr

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Fjalët e para të Naimit nga burgu. Kjo është gjendja e tij, thotë se po përjeton tmerr” është i rremë. Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani ka thënë se Naim Murseli nuk ka dhënë asnjë deklaratë për gazetarë. Dibrani ka thënë se në këtë fazë të hetimeve, Murselit nuk i lejohet kontakti me gazetarë pa vendim të Gjykatës.

Artikulli

Më 23 dhjetor 2023 faqja në Facebook “Telalli.info” (arkiva) ka shpërndarë një artikull me titull “Fjalët e para të Naimit nga burgu. Kjo është gjendja e tij, thotë se po përjeton tmerr” (arkiva).

Me të njëjtin përshkrim është shpërndarë postimi edhe në Facebook. 

Krypometër ka kontaktuar me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismajl Dibrani, për të verifikuar nëse ky postim është i saktë, pasi Naim Murseli është duke u mbajtur në paraburgim si i dyshuar për veprat penale që ndërlidhen me vrasjen e Liridona Ademajt, ish- bashkëshorten e tij.

Dibrani për Krypometër ka thënë se Naim Murseli nuk ka qasje në telefon dhe nuk i lejohen me dhanë deklarata për media, në këtë fazë të procedurës. 

Dibrani për Krypometrin ka thënë se Murseli nuk ka qasje në telefon e as mundësi për biseda me gazetarët nga burgu, pa pasur leje nga ana e Gjykatës Themelore. 

“Nuk ka asnjë shancë, në këtë fazë të procedurës, që të ketë intervista me gazetarë ashtu si po pretendohet në këtë titull të këtij shkrimi të cilin e ndatë me ne. Duhet gjtihsesi të jetë një urdhër i Gjykatës që Murseli të shfrytëzojë të drejtën e tij për të realizuar telefonata, ngjashëm edhe me intervista me gazetarë”- tha Dibrani. 

Dibrani ka thënë se Murseli nuk ka pasë asnjë problem gjatë kohës sa po mbahet në paraburgim.

“Brenda burgut nuk ka asnjë lloj problemi dhe asnjë lloj telashe, është trajtuar konform të gjitha rregulloreve sikurse çdo i burgosur tjetër, gjithashtu i njëjti normalisht që mbikëqyret vazhdimisht nga zyrtarët korrektues për shkak edhe të rastit pr të cilin po mban masën e sigurisë”- tha Dibrani për Krypometrin. 

Krypometër ka kontrolluar edhe përmbajtjen të cilën e ka shpërndarë “Telalli.info”. Titulli dhe përmbajtja e artikullit nuk janë në përputhje me njëra tjetrën. Materliali është një ri- citim i përmbajtjes së publikuar në Gazetën “Sinjali”. Edhe brenda materialit nuk thuhet në asnjë moment se deklarimi është bërë nga vetë Naim Murseli. 

Në këtë artikull, babai i Naim Murselit kishte përmendur se djali i tij ishte rrahur nga Policia e Kosovës.

“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që e kanë rrahë, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrahë. E tash unë nuk e di, kontaktova me Gjakovë, më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrahë këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK”- ka thënë Shaban Murseli në intervistën e datës 9 dhjetor 2023. Në gjithë përmbajtjen e kësaj deklarate Murseli ka mohuar rrahje në burg. 

Naim Murseli është arrestuar dy ditë pas vrasjes së Liridona Ademajt, bashkëshortes së tij. Prokuroria ka ngritur dyshimet ndaj Murselit se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes. 

Në anën tjetër, përveç Murselit, të arrestuar janë edhe Granit Plava që dyshohet se ishte ekzekutori dhe Kushtrim Kokalla që dyshohet se ishte personi që vuri në kontakt Naim Murselin dhe Granit Plavën. 

Të tre të dyshuarit janë nga Gjakova. Dosja e Prokurorisë përmendë rolet e të tre të dyshuarëve në vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. 

Fillimisht rasti u raportua si grabitje me pasojë vrasje, ndërsa më pas vepra u rikualifikua në vrasje të rëndë, pasi që Prokuroria tha se ngjarja ishte inskenuar.