array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Rrena se Kurti u takua me Vuçiq

Deklarata

Kurti takohet me Vuçiç, BE-ja tregon për çfarë dhe jep detaje

Faqja e Internetit

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikulli “Kurti takohet me Vuçiç, BE-ja tregon për çfarë dhe jep detaje” nuk është i saktë. Kryeministri i Kosovës nuk është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq më 21.03.2024. Titulli i publikuar në faqen  Ntv Televizion (arkiva) nuk përputhet me përmbajtjen e artikullit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka thënë se takimi Kurti- Vuçiq nuk ka ndodhur në këtë datë, por ai e pranoi që ka thënë se në të ardhmën mund të ketë një takim të tillë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha se në takime në Bruksel të mbajtur gjatë muajit mars 2024 nuk ka marrë pjesë kryeministri Kurti.

Artikulli

Më 21.03.2024, portali ntv.al (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Kurti takohet me Vuçiç, BE-ja tregon për çfarë dhe jep detaje”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet e Facebook-ut si: Ntv Televizion (arkiva) dhe Lajme Shqip (arkiva).

Krypometër ka verifikuar faktet e paraqitura në titull dhe ka vërejtur se ato nuk përputhen me përmbajtjen e artikullit.

Në përmbajtjen e artikullit është cituar zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano duke thënë se nevojitet një takim i nivelit të lartë mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes Bazë. 

Mirëpo nga Stano nuk është thënë se Kurti dhe Vuçiq janë takuar apo do të takohen në një të ardhme të afërt.

Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e BE-së, Peter Stano, që është cituar në këtë shkrim, për të sqaruar nëse në Bruksel ka pasur një takim të nivelit të lartë në javën e kaluar. 

Stano tha se një takim i tillë nuk ka ndodhur në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Ai shpjegoi se këtë javë dhe javën e shkuar, janë mbajtur dy takime në nivel të kryenegociatorëve.

“Këtë javë dhe javën e kaluar kemi mbajtur dy takime të kryenegociatorëve. Nëse do të kishte një takim të nivelit të lartë, ne do ta kishim shpallur dhe informuar për rezultatet e tij siç bëjmë gjithmonë”- deklaroi Stano për Krypometër.

Më tej, zëdhënësi i BE-së u shpreh se ajo që u tha në javën e shkuar ishte se, disa nga çështjet e trajtuara nga kryenegociatorët do të duhej të çohen përpara në një takim të nivelit të lartë të liderëve, në këtë rast mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiq.

“Ajo që thamë javën e kaluar ishte se disa nga çështjet e trajtuara nga kryenegociatorët javën e kaluar do të duhej të çohen përpara në një takim të nivelit të lartë të liderëve, por ne nuk kemi njoftuar ndonjë takim të tillë dhe as kemi dhënë ndonjë tregues se do të ishte i afërt. Pra me pak fjalë – nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë në Bruksel në javët e fundit”- theksoi Stano.

Gjithashtu, Krypometër ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili konfirmoi se në takime në Bruksel, në kohën kur është publikuar ky lajm, nuk ka marrë pjesë kryeministri Kurti.

“Takimi i fundit që është mbajtur në Bruksel, të hënën më përkatësisht, ka qenë takim në nivel të kryenegociatorëve. Aty nuk ka marrë pjesë kryeministri Kurti”- tha Kryeziu.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, janë takuar në Bruksel më 25.03.2024, me ndërjetësim të emisarit, Mirosllav Lajçak, për të diskutuar rreth propozimeve për mënyrën e zbatimit të Rregullores së BQK-së, e cila nuk e lejon dinarin serb, sikundër as valutat e tjera- pos euros, që të përdoret si mjet pagese në Kosovë.

Pas këtij takimi, Lajçak paralajmëroi edhe për një takim që mund të mbahet gjatë javës së ardhshme, për të cilin emisari thotë se u dakorduan që të mblidhen me ambicien për të gjetur një zgjidhje.

Kurse, zëvendëskryeministri Bislimi tha se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Bislimi ka deklaruar se gjatë takimit në Bruksel, të ndërmjetësuar nga i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Kosova ka paraqitur dy propozime, por nuk dëshiroi që të shpalosë detaje.

takimin e kaluar, që u mbajt më 19.03.2024, kryenegociatorët ishin dakorduar që palët deri më 22.03.2024 të dorëzojnë propozimet.

Më 01.02.2024 në Kosovë ka nisur të zbatohet Rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme. Përveç tjerash, kjo Rregullore e përcakton euron si valutë të vetme që përdoret si mjet pagese në Kosovë.

Kjo ka ngjallur reagimin e komunitetit serb që jeton në Kosovë, pjesëtarë të të cilit bëjnë pagesa edhe me dinarë.

Kosova është përballur me kritika dhe paralajmërime serioze për prishje të mundshme të raporteve me SHBA-në. SHBA dhe vendet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit të BQK-së.

Bashkimi Europian vazhdimisht ka kërkuar që çështja e Rregullores së BQK-së të diskutohet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.