array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i pambështetur për zhdukjen e sëmundjeve me kumbulla

Deklarata

Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli me titullin “Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë”, i cili pretendon se konsumimi i 12 kumbullave në ditë shëron sëmundje dhe parandalon zhvillimin e astmës, artritit, “strokut” dhe kancerit është rrenë. Dy profesionistë shëndetësorë kanë konfirmuar se sëmundjet e përmendura nuk shërohen nga kumbullat.

Artikulli

Faqja e Facebook zjarrtelevizion ka publikuar një artikull me titullin “Ndryshimi befasues, sëmundja që zhduket nëse hani 12 kumbulla në ditë”.

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në faqet”EmigrantetShqiptare”, Zjarr Televizion”, “LajmengaBota” dhe “Telenovelat.com”, 

Sipas titullit, konsumimi i 12 kumbullave në ditë zhdukë një sëmundje, mirëpo artikulli nuk e cek se cila sëmundje zhduket, por pretendon se konsumimi i tyre ndikon kundër zhvillimit të astmës, artritit, “strokut” dhe kancerit.

Po ashtu thuhet se ky frut është zgjidhja e parë kundër kapsllëkut.

Doktor Besim Buda, specialist i mjekësisë së përgjithshme, i kontaktuar nga Krypometri për këto pretendime, thotë se këto pretendime nuk kanë bazë shkencore.

“Kumbulla është e mirë për t’u ngrënë, por nuk është ilaç që shëron sëmundje”- ka thënë Dr. Buda në deklaratë për Krypometrin me 29/08/2023.

Ai tregoi se ka marrë pjesë në një trajnim në Austri ku është shpjeguar se për t’u krijuar një ilaç, testohen 20 mijë formula, prej të cilave një ose dy mund të rezultojnë të suksesshme për të dalë në treg.

Dr. Buda shtoi se po të ishte që të shëndoshemi me kumbulla, të gjithë do t’i hanim nga 12 kumbulla në ditë.

Sipas tij, nuk duhet besuar pretendime të tilla që nuk kanë fare bazë shkencore.

Edhe Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi në një deklaratë për Krypometër me datë 29/08/2023 tregon se përcaktimi për të ngrënë 12 kumbulla në ditë në asnjë mënyrë nuk mund të kenë efekt për shërimin e ndonjë sëmundjeje. “Në bazë të protokolleve mjekësore ne nuk mund të shërojmë sëmundje duke përcaktuar sa kumbulla duhet t’i konsumojë një person”- ka thënë Dr.Krasniqi në deklaratën për Krypometër. 

Konsumimi i frutave sipas mjekëve ndihmon shëndetin e njeriut, mirëpo në asnjë protokoll mjekësor nuk përcaktohet ngrënia e 12 kumbullave për të shëruar një sëmundje.