array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Papa Françeskut i mvishet një deklaratë për Albin Kurtin

Deklarata

Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë

Postimi “Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë” është i rremë. Qeveria e Kosovës e ka mohuar që Papa Françesku në Vatikan ka thënë “ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë”. Vatikani nuk ka lëshuar ndonjë deklaratë pas takimit të kryeministri të Kosovës, Albin Kurti me Papa Françeskun.

Artikulli

Më datë 22 qershor 2023, faqja e Facebook “Vetëvendosie offishËll” ka shpërndarë një fotografi në të cilën shihet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një vizite tek Papa Françesku në Vatikan.

Mbishkrimi i kësaj fotografie është “Të dashtun tru tredhur të Vetëvendosjes Papa Françeskun në Vatikan po thotë që ende nuk ka takuar njeri ma të zgjuar si Albin Kurtin, andaj ne duhet te bashkohemi dhe ta perkrahim BABEN tonë”.

Krypometri lidhur me këtë postim ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziun, i cili ka thënë se kjo deklaratë është e rreme.

Më 22 qershor 2023, Zyra e Kryeministrit kishte njoftuar për takimin e Kurtit me Papa Françeskun, me ç’rast u tha që u diskutuan disa tema.

“Republika e Kosovës është e përcaktuar për paqe, dialog dhe bashkëpunim. Me Papa Françeskun, biseduan për rininë dhe ardhmërinë, për figurën, veprën dhe trashëgiminë e Nënës Terezë, për Letnicën e Vitisë ku asaj i erdhi thirrja për devocion dhe për bashkëjetesën multi- fetare në Kosovë” – thuhej në njoftim zyrtar të Qeverisë së Kosovës lidhur me atë takim.

“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”– thuhej tutje në njoftimin e ZKM-së.

Por, në njoftim të Zyrës së Kryeministrit nuk është permendur një deklaratë e tillë çfarë është shpërndarë në facebook.