array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Ekzagjerimi përi një zbulim në zonën e Kurshumlisë në Serbi 

Deklarata

Ndryshon historia e Serbisë, zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Titulli i artikullit “Ndryshon historia e Serbisë, zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me” nuk është i bazuar në fakte. Në artikull nuk është dhënë asnjë e dhënë që 11 qytetet e zbuluara kanë qenë të banuara me shqiptarë. Ky zbulim nuk e ka ndryshuar historinë. Artikulli në fjalë për herë të parë ishte publikuar në vitin 2016 dhe 2017. Emina Zeçeviq, këshilltare muzeore në Muzeun Kombëtar në Beograd- Serbi ka thënë se gërmimet janë zhvilluar nga viti 2013 e deri në vitin 2019 dhe deri më tani është arritur vetëm të konstatohet periudha të cilës i kanë takuar këto objekte.

Artikulli

Më 15 tetor 2023, faqja në Facebook “Lajme.info” (arkiva) ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin “Ndryshon historia e Serbisë, zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me”.

Në koment, kjo faqe e ka shpërndarë një artikull të publikuar në faqen e internetit https://shqip.newstsp.com, me titull: “Ndryshon historia e Serbisë, zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli, gjenden 11 qytete të banuara me shqiptarë”.

Krypometri ka arritur të identifikojë edhe faqe të tjera në Facebook-u që kanë shpërndarë këtë artikulli, si: strugaekspres.com; shqip.newstsp.com; malisheva.tv; drini.us; atdheulajm.com; Lajme.info e Albania Post.

Edhe pse në titull thuhet se 11 qytetet e zbuluara ishin të banuara me shqiptarë, kjo gjë nuk përmendet fare në artikull. Aty flitet për një zbulim arkeologjik dhe pretendimet që ajo zonë ka qenë e populluar në të kaluarën, mirëpo pa e cekur etninë e tyre.

Krypometri ka kryer një hulumtim dhe ka arritur të verifikojë se artikulli “Ndryshon historia e Serbisë, zbulim i madh arkeologjik në Kurshumli” i ndarë nga disa media shqipe, është një përkthim i një artikull të shpërndarë nga disa media serbe vite me parë (2016 dhe 2017)  lidhur me, siç thuhet aty, gërmimet arkeologjike të bëra nga arkeologët e muzeut popullor në Prokuple dhe Beograd në rajonin e Kurshumlisë (në zonën e Kopaonikut dhe malit të Radanit), në Serbi. Mediat e identifikuara nga Krypometri që kanë shpërndarë këtë artikull janë: rts.rs (2016), politika.rs (2017) e b92.net.

Madje, në një prej mediave që ka publikuar artikullin për këtë zbulim, pretendohet se arkeologët kanë zbuluar mbetjet e pesë qyteteve të “Jerinës së mallkuar” apo Jerina Brankoviq, (Irene Kantakouzene- lindur në Kostandinopojë) Despotia Jerina, bashkëshortja e despotit serb Gjergj Brankoviq.

KALLXO.com ka hulumtuar nëse rezultatet e gërmimeve të bëra në Kurshumli janë botuar në revistat apo botime tjera shkencore. Por, përveç lajmeve në shkrimet e publikuara në mediat e sipërpërmendura nuk ka hasur në botime shkencore për këto gërmime.

Për më shumë sqarime, lidhur me pretendimet në mediat se janë zbuluar 11 qytete të vjetra shqiptare, KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të muzeve në Prokuple dhe në Beograd, si dhe arkeologëve që përmenden në artikuj.

Deri më tani KALLXO.com ka marrë një përgjigje nga arkeologia Emina Zeçeviq, këshilltare muzeore në Muzeun Kombëtar në Beograd -Serbi.

Në përgjigjen e saj Zeçeviq, përcjellë për KALLXO.com përmes Muzeut në Beograd, ka thënë se në malet e Kopaonikut dhe Radanit janë zbuluar mbetjet e disa fortifikimeve, siç ka thënë ajo, të qyteteve të fortifikuara e që nuk ishin të regjistruara më parë. Sipas saj, puna në terren në kuadër të projektit të quajtur “Trashëgimia Arkeologjike e Kurshumlisë” është kryer në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2019.

Sipas saj, deri më tani, krejt çka është arritur të zbulohet është periudha kohore që i takojnë, mirëpo nuk ka të dhëna se kush ka jetuar aty.

“Duke qenë se bëhej fjalë për zbulim, bazuar në pozicionin e lokalitetit, kërkimin e pjesëve të dukshme të mureve dhe konfigurimin e terrenit, si dhe në bazë të gjetjeve të rralla sipërfaqësore, pra metodës së zakonshme të përdorur nga arkeologët gjatë zbulimit të terrenit, ishte e mundur vetëm të nxirren përfundime për datimin e përafërt të vendeve dhe supozohet se në shumicën e rasteve ato janë vende me shumë shtresa, gjë që është gjithashtu një dukuri e zakonshme”- ka thënë Zeçeviq, duke mos komentuar përmbajtjen e mediave, se ajo dhe disa arkeologë tjetër kanë zbuluar qytete të humbura shqiptare.

Arkeologia Zeçeviq ka thënë se botime me të dhënat e gjetura gjatë gërmimeve në terren në Kurshumli, por edhe një hartë e plotë arkeologjike të kësaj komune mund të gjinden në botimin “Topografia Arkeologjike e Kurshumlisë”.

Arkeologu Berat Ademi ka thënë për KALLXO.com se është shumë e vështirë të nxjerren konstatime pa qenë i përfshirë në hulumtim apo pa i pasur gjitha të dhënat ne dispozicion. Por, ai ka thënë se ky zbulim nuk mund të ndryshojë as historinë e as të tashmën.

“Zbulimet në një zone të kufizuar siç është Kurshumlia, nuk ndikojnë aspak në ndryshimin e historisë sepse në parahistori dheë antik kjo pjesë nuk ishte e banuar nga sllavët të cilët vendosen në disa pjesë të Ballkanin vetëm në fillimin e mesjetës së hershme,  pra ne shek. VII në kohën e perandorit Bizantin Herakli (610-640)”- ka thënë Ademi. 

Sipas tij, kjo zonë në parahistori, sidomos nga hekuri i hershëm kur fillon edhe etnosi ilir e gjatë gjithë antikës, pra edhe pas pushtimit romak, ishte e banuar nga ilirët. 

“Pra, për parahistori dhe antikë kjo zonë është shumë e qartë se nga kush ishte e banuar, e njëjta gjë ishte edhe gjatë mesjetës, por gjatë kësaj periudhe lëvizjet e popullsisë ishin më të mëdha, por prapë se prapë ka mbetur po ajo strukturë e popullsisë antike”- ka potencuar ai.