Vdes prokurori nga Mitrovica

Ka vdekur prokurori nga Mitrovica Ibrahim Fejza.

Fejza ishte prokuror në Prokurorinë e Mitrovicës që nga viti 2019.

Lajmin për KALLXO e ka konfirmuar zëdhënësi për media në prokurorinë e Mitrovicës, Valon Preteni.

Telegram ngushëllimi për vdekjen e prokurorit Fejza ka dërguar edhe Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, drejtuar familjes.

“Kur ne prisnim që familjari juaj dhe kolegu ynë, Ibrahim Fejza, të fitojë betejën me sëmundjen që kishte rënduar mbi të dhe, me padurim prisnim rikthimin e tij në punë, sot, papritur, të pikëlluar dhe me dhimbje të madhe, morëm lajmin e ndarjes nga jeta të prokurorit Ibrahim“, thuhet në njoftim.

Kryeprokurori ka shprehu ngushëllime për humbjen e Fejzës, duke u shprehur se sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh.

“Me këtë rast, më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, të afërmit, kolegët dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij. Prokurori Ibrahim Fejza do të mbetet në kujtesën tonë si shembull i një njeriu dhe profesionisti që më përkushtim, dinjitet dhe integritet të lartë i shërbeu institucionit të Prokurorit të Shtetit“, thuhet në telegramin e ngushëllimit.