Tiranë – Infermierja arrestohet për vjedhjen e parave të të ndjerit nga COVID-19 në spital

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka bërë ndalimin e një shtetaseje pasi në bazë të pamjeve filmike ka rezultuar si autorja e vjedhjes se një shume parash në portofolin e të dëmtuarit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.

Tutje në njoftimin e policisë theksohet se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetases R. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës.

Pas kallëzimit të bërë për këtë ngjarje, nga djali i të pandehurit F. D., 25 vjeç, ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma prej 60,000 lekë, raporton Kallxo.

Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja R. H., infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjygjësor Tiranë, për veprime hetimore të mëtejshme, për veprat “Vjedhja” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.