Kanosje dhe tentim për ta sulmuar policin jashtë detyrës zyrtare, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar nga Policia në Drenas, pasi të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur dhe kanë tentuar ta sulmojnë një zyrtar të policisë i cili ishte jashtë detyrës zyrtare.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën më 20.04.2024 rreth orës 17:55 në Drenas.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë kanosur si dhe kanë tentuar ta sulmojnë viktimën mashkull kosovar zyrtar policor i cili ishte jashtë detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njofton Policia.