Valbona Gashi. Foto: Kallxo.com

Këshillat e Mjekut: Alergjitë te fëmijët

Alergjia është një reagim i sistemit imunitar ndaj trupave të huaj. Një person mund të jetë alergjik sepse e ka trashëguar atë nga prindërit por edhe mund të zhvillojë alergji vetë gjatë jetës.

Doktoresha Valbona Gashi, alergo imunologe, thotë se alergjitë duhet të trajtohen profesionalisht por kujdes i madh duhet t’u kushtohet fëmijëve që shprehin reaksione alergjike.

“Alergjitë te fëmijët akatkojnë dikur prej 30-35 përqind të fëmijëve në botë, alergjitë shkaktohen kur sistemi imunitar reagon ndaj ndonjë substancë që është plotësisht e padëmshme për organizmin qoftë qumështi, veza, polenet apo pluhuri shtëpiak ato manifestohen në forma të ndryshme, si alergji ushqimore dermatit atopik astëm bronkiale ose rinit”, tha Gashi.

Ajo thotë se fëmijët simptomet janë karakteristike për stadet e ndryshme të zhvillimit të fëmijëve.

“Zakonisht te foshnjet dhe në përiudhën e hershme pas lindjes ndodhin ekzemat dhe fishkëllimat e përsëritura, por këto probleme jo gjithmonë janë me natyrë alergjike ndodhë që vetëm një lëkurë e thatë ose infeksione virale i shkaktojnë ato,por nëse fëmija ka probleme të tilla të vazhdueshme dhe të rënda gjithsesi duhet të testohen për alergji e sidomos nëse prindërit, vëllezërit apo motrat kanë probleme alergjike”, tha ajo.

Doktoresha Gashi thotë se janë disa faktorë që ndikojnë në paraqitjen e alergjive,përvec trashëgimisë sipas saj edhe ambienti qe e rrethon fëmijën ka një rëndësi të madhe në zhvillimin e alergjive.

“Ekspozimi i hershëm ndaj irrituesve sikurse duhani aromat e forta por këtu duhet me cek që edhe duhanpirja e nënës gjatë shtatëzanisë konsiderohet faktor i rrezikut në shfaqjen e sëmundjeve alergjike te fëmijët”, tha Valbona Gashi.

Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Lagumxhija për televizonin N1.

“Në këtë moment, ne e dimë që seanca nuk do të mbahet më 2 maj, pasi sot po e dërgojmë tekstin e rezolutës për rishikim për të parë nëse shtetet e OKB-së kanë propozime të tjera për tekstin. Asambleja e Përgjithshme me gjasë do të mblidhet pas 6 majit, varësisht nga orari i seancave, por këtë do ta dimë të martën”, tha ai.

Siç tha ambasadori, misioni i Bosnje e Hercegovinës në OKB do të marrë pjesë në këtë diskutim në mënyrë që t’iu shpjegohet më mirë teksti i rezolutës të gjitha shteteve që kanë paqartësi.

Në selinë e OKB-së në Nju Jork po mbahen konsultime joformale për draft-rezolutën e cila parasheh shpalljen e 11 korrikut si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Siç është njoftuar në ueb-faqen e OKB-së, konsultimet mbi draftin e rezolutës janë thirrur nga misionet e përhershme të Gjermanisë dhe Ruandës, së bashku me misionet e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kilit, Finlandës, Francës, Irlandës, Italisë, Jordanisë, Holandës, Lihtenshtajnit, Malajzisë, Zelandës së Re, Sllovenisë, Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Në draft-rezolutë, në të cilën më herët ka pasur qasje Radio Evropa e Lirë, veç tjerash kërkohet që të dënohet çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë dhe veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë ata që janë përgjigjës për gjenocidin në Srebrenicë.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e karakterizoi krimin në Srebrenicë si gjenocid, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Deri më tani, më shumë se 50 persona janë dënuar me mbi 700 vjet burgim për gjencodin dhe krime të tjera të kryera në Srebrenicë./Radio Evropa e Lirë