Faton Krasniqi, Neonatolog. Foto: Kallxo.com

Këshillat e Mjekut: Lindjet e parakohshme

Lindja e parakohshme është lindja që ndodhë para javës së 37 të shtatëzanisë. Në Kosovë këta fëmijë trajtohen vetëm në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Neonatologu Faton Krasniqi tregon për KALLXO.com se lindjet para kohe paraqesin problem global dhe, sipas tij, janë sfidë për gjithë botën.

“Lindjet para kohe duhet të pranohen nga një staf të trajnuar e përgatitur mirë dhe pajisjet e domosdoshme për trajtimin në sallë të lindjes  dhe një kujdes në rast të nevojës për reanimim dhe stabilizim të fëmijës para kohës, pas reanimimit fëmija duhet të mbrohen nga temperatura e ulët dhe pastaj vendoset në inkubator dhe sjellet në kujdes intenziv ku i ofrohet oksigjeni”, thotë Krasniqi.

Sipas neonatologut Krasniqi këtyre fëmijëve u bëhet ventilimi në rrugë respiratore që të krijohet sistem i rregullte i frymëmarrjes.

“Këta fëmijë kanë vështirësi edhe me organet e tretjes dhe këtyre fëmijëve u vendoset një sondë përmes gojës në lukth dhe përmes sondës ushqehen”, tha ai.

Sipas Krasniqit fëmijët e lindur para kohe kanë nevojë për lëngje që jepen përmes vijës venoze neonatologu thotë se ata mund të kenë vështirësi edhe me organet e tretjes për çka mund të kërkohet edhe ndërhyrje kirurgjike.

Ai thotë se ata kanë nevojë për mjedis të përshtatshëm për gjendjen e tyre.

“Fëmijët e lindur para kohe normalisht kërkojnë një mjedis termoneutral sepse qendra për rregullimin e temperaturës së ultë apo të lartë por më shumë janë të rrezikuar nga temperatura e ultë trupore, normalisht paraqesin telashe edhe me pjesën e imunitetit sepse ndikon në zhvillimin e infeksioneve gjithashtu kanë probleme edhe me elektrolite mund të bien ne hipokalcemi që korrigjohet përmes infuzionit hipomagnezomi në çrregullime që normalisht korigjohen sipas analizave” tha neonatologu.

Krasniqi thotë se ekziston një dallim te fëmijët e lindur para kohe, për shembull një fëmijë i lindur në javën e 26, 28 apo 32 e tutje kanë gjasa të ndryshme të mbijetesës dhe prognoza ndryshon.

Sipas tij trajtimi i fëmijëve prematurë ka ndryshuar shumë ndër vite, Krasniqi kujton fëmijën i cili ka lindur me peshën më të vogël dhe me shumë pak javë qëndrimi në barkun e nanës i cili është trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë dhe është liruar në shtëpi i shëndetshëm.

“Kemi çdo vit ka një numër jo shumë të madh të fëmijëve që mbijetojnë me moshë dhe peshë të vogël nga përvoja ime kemi arrit që një fëmijë 26 javësh përkatësisht me 700 gramë ka aritur të mbijetoj dhe të dal i shëndetshëm nga kjo klinikë”

Krasniqi thotë se prindërit që ndodhë të përjetojnë lindjen para kohe duhet të fokusohen në trajtimin e fëmijës ndërsa sugjeron që lindja të kryhet në QKUK.

“Sugjerimi jonë për prindërit me fëmijë prematurë, duhet një kujdes më i shtuar këshillohet që lindja të kryhet në shërbim terciar për arsyse se ka staf pajisje dhe mundësi më të mira se në spitale rajonale dhe trajtimi i tyre mund të bëhët në mënyrë më adekuate në kushte të Kosovës, më mirë është një transport në bark të nanës dhe lindje në kushte të shërbimit terciar”, thotë Krasniqi.