Besianë Musmurati dhe Ilirik Musliu në Kallxo Përnime | Foto: Kallxo.com

Rrëfehen drejtorët e shkarkuar të PDK-së në Prishtinë

Të shtunën, më 10.02.2024, në ‘Kallxo Përnime’ përball Jeta Xharrës do të dëgjohet rrëfimi i dy ish-drejtorëve të Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, që u shkarkuan nga kryetari Përparim Rama.

Ilirik Musliu dhe Besianë Musmurati kanë rrëfyer prapaskenat e shkarkimit të tyre nga pozitat e drejtorëve. Ata do të rrëfehen për rastin e Badovcit, digjitalizimin, pastrimin dhe negociatat me kryetarin Përparim Rama.

Më 02.02.2024 kryetari i Prishtinës kishte njoftuar për shkarkimin e tashmë ish-drejtorit të shërbimeve publike, Ilirik Musliu nën arsyetimin se nuk menaxhoi si duhet gjendjen me mbeturina.

Ky shkarkim u parapriu shkarkimeve të tjera nga ai, duke përfshirë edhe nënkryetaren nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu.

I pari i Prishtinës, Përparim Rama më 09.02.2024 në emisionin ‘Kallxo Përnime’ deklaroi se tashmë ish partneri qeverisës sabotoi procese që kishin qenë në programin zgjedhor.

Intervista e plotë të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama: