Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, Foto: KALLXO.com

Propozimi i ish-ambasadorit të Holandës për zgjidhjen e situatës në veri

Si zgjidhje për të dalë nga kriza e krijuar në veri qe një muaj, ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e sheh organizimin e zgjedhjeve të reja.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se këto zgjedhje duhet të organizohen vetëm kur të sigurohen institucionet e Kosovës se banorët serbë të atyre komunave do të marrin pjesë.

“Sipas meje, si një diplomat, unë jam shumë fleksibil, dhe unë do të thosha po (duhet të mbahen zgjedhje të reja, edhe nëse duket që po dorëzoheni kjo është diçka që nuk ka rëndësi. Nëse duhet të bësh diçka atje, në fakt nuk je përfaqësues përnime, ju pra nuk jeni përfaqësues (legjitim). Kështu që edhe ju duhet ta keni parasysh këtë, edhe nëse duhet të vendoseni pastaj në një ndërtesë tjetër, pse jo, dhe kështu me radhë. Sigurisht që nuk është sitata më e dëshiruar, por sido që të jetë. Ju duhet të dorëzoheni sepse nuk do të humbni edhe aq shumë. Përsëri, synimi duhet të jetë që të ketë zgjedhje të reja sa më shpejt që të jetë e mundur, por duhet të jeni të sigurt që edhe ata do të marrin pjesë, përndryshe nuk ka ndonjë dobi prej kësaj pune” – ka thënë Bosch.

Ai ka shtuar se sipas tij Kosova është koordinuar me shtetet mike rreth veprimeve të cilat i ka ndërmarrë për sa i përket situatës së krijuar në veri të vendit, duke thënë që edhe nëse Kosova nuk pajtohet me rekomandimet e miqve të saj, përsëri duhet t’i dëgjojë ata.

“Miqtë tuaj më të mirë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç ju thashë edhe më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania dhe ju duhet të dëgjoni atë që ata thonë, edhe nëse nuk ju pëlqen ajo që po thonë. Pra nuk mund të thoni se nuk na intereson çfarë po thonë, edhe nëse është e keqe për ju, pra edhe nëse sipas mendimit tuaj nuk është ashtu. Por ndonjëherë jeta nuk është vetëm trëndafila dhe ndonjëherë duhet të bësh gjëra për të mirën (e tjerëve), sepse e mira është paqja, paqe dhe jo luftë e gjak” – tha ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Ai ka thënë se është kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa të ketë kompetenca për të bllokuar gjëra të ndryshme.

 “Gjykata Kushtetuese ishte kundër kësaj, sepse nuk duhet të ketë kompetenca të tilla. De facto ajo duhet të jetë një lloj organizate joqeveritare, por serbët do të zemërohen sikur të ishte kështu, siç ka ndodhur me veriun, ata kishin këtë sasi të madhe të vetëqeverisjes ose pavarësisë ose sido që mund ta quani. Nuk duhet Asociacioni të ishte një vend ku ata mund të bllokojnë të gjitha proceset në në vendin tuaj. Sigurisht, ideja ishte, natyrisht, që ata ta shtrinin këtë formë funksionimin edhe në Graçanicë e në Shtërpcë”, përfundoi ai

 Zgjedhje të reja në katër komunat në veri të vendit kanë kërkuar edhe akterët ndërkombëtarë.

Përderisa Kosova është shprehur e gatshme që të organizoj zgjedhje të reja.