LIVE - Vendimi i djegur që regjistroi pronat milionëshe

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi që tregon për zhdukjen e një vendimi në arkivat e shtetit.

Hulumtimi zbardh se si prona milionëshe në lagjen “Veternik” në Prishtinë u tjetërsua, duke e ndërruar me një pronë me vlerë të vogël në malet e Prizrenit.

Të dhënat zbulojnë zyrtarët e avokatët që mundësuan këtë proces.

Hulumtimi zbardh edhe neglizhencën e Agjencisë së Privatizimit dhe zyrtarëve të tjerë.