Ilustrim

Babai u nis të raportoj të birin në Polici, ky i fundit e godet veturën e prindit nga mbrapa

Një burrë nga Malisheva është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuat më 13.02.2024 në ora 17:00, pasi ai dyshohet se ka goditur me veturë nga mbrapa veturën e babait të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Malishevë, derisa e gjithë situata dyshohet se ka nisur pasi i dyshuari fillimisht kishte penguar babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone të viktimës duke dëmtuar pronën.

I arrestuari po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin.

Policia e Kosovës tha se viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.