Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, Foto: KALLXO.com

Gërvalla: Gani Jakupi nuk e ka pagën 7500 euro

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gani Jakupi nuk paguhet 7500 euro në muaj ashtu siç është raportuar në media.

Ajo në emisionin “Kallxo Përnime” ka thënë se “për t’i mëshuar dikujt tjetër, ekspozohen në publik njerëz që nuk i kanë bërë asnjë të keqe këtij vendi”.

Ajo ka thënë se Jakupi është angazhuar në kuadër të një projekti me disa detyra specifike, por që refuzoi të tregojë se për çfarë saktësisht bëhet fjalë.

“Unë nuk mund të flas për detyrat e tij, nuk ka rrogë ai nuk merr rrogë. Ai as nuk merr pagë as nuk është këshilltar i Gërvallës siç është paraqitur në publik. Gani Jakupi si një pjesë e madhe e njerëzve që jetojnë jashtë Kosovës dhe që kanë një qasje të caktuar nëpër çarqe të caktuara ku mund të ndihmojnë më shumë se të tjerët. Ka marrë detyra të vështira” – thotë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se për të ditur se për çfarë detyrash bëhet fjalë duhet të presin derisa të përfundojë projekti.

“….Po s’mund të flas për detyrat e tij, Kur u publikua pseudo-skandali me Gani Jakupin, u përdor personaliteti i tij, u përdor projekti që ka për ta shkatërruar projektin sepse disa projekte të caktuara bëhen në suaza të caktuara” – shtoi tutje Gërvalla.

https://kallxo.com/lajm/festivali-i-gani-jakupit-perfitues-i-20-mije-eurove-nga-ministria-e-kultures/