Gaza është hapësirë sa Suhareka: ‘s’kemi parë ndonjëherë më shumë të vrarë’, rrëfimi i Eki Rrahmanit

Producenti i Al Jazeera-së, Eki Rrahmani ka thënë se për 15 vjet që është pjesë e kësaj medie, asnjëherë s’kanë parë diçka të tillë si në Gaza.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, ka shtuar se nuk ka parë ndonjëherë kaq shumë persona të vrarë sidomos shton ai, fëmijë.

“Situata në Al Jazeera është shumë e e tendosur”, – tha Rrahmani

Ai tutje ka rrëfyer se si njëri nga kolegët e tij përderisa ishte duke raportuar në Gaza është vrarë.

“E kanë mbytë njërin nga kolegët përderisa ishte duke raportuar nga Gaza. Ndërsa kolega i tij që ishte me të ka vazhduar dhe i ka hequr të gjitha mjetet mbrojtëse dhe ka thënë se s’kanë çka na duhen këto me logon e press. Gaza është ferr nuk ka kurrfarë mbrojtje as për gazetarë as për fëmijë as për askënd”, – ka thënë tutje Rrahmani

Ai ka kritikuar Perëndimin, pasi sipas tij, ushtrisë izraelite i ka dhënë dritën e gjelbër për të vazhduar sulmet në Gaza.

Rrahmani tha gjithashtu se Gaza është shumë vend i vogël, sa komuna e Suharekës.

“Të vetmin vend që e gjeta që po iu afrojke me Gazës me sipërfaqe në Kosovë, është Komuna e Suharekës me 24 katune edhe tash paramendoje këtë komunë me i pas 2.3 milionë banorë dhe është duke u sulmuar pa pushim, xhamia, shkolla gjithandej, nuk ki siguri askund”, – shtoi ai.

Ky është opsioni më pak i keq për Gazën pas përfundimit të luftës