Foto: Atdhe Mulla

Ispahiu: Përparimi në 'Rastet e Liberalizimit' Është Milimetrik, Duhet Veprim e Jo Arsyetim   

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimi të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara për heqjen e regjimit të vizave.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, drejtori i Internews Kosova, Faik Ispahiu, tha se ka përparim në këtë fushë, por ai është milimetrik krahasuar me atë që duhet bërë.

Fillimisht, duke u përgjigjur në një vërejtje që u dha në panel, Ispahiu tha se titulli i raportit “Liberalizimi i korruptuar” është emërtimi që nuk ka mundur të quhet ndryshe ngase “sistemi është i mbuluar me letra, por rezultatet mungojnë”.

“Ka përparime, ka pasë avansim, por këto janë aq milimitrike e të vogla, gati shpërfillëse”, tha ai.

“Jemi duke u krehë përderisa shpija është duke u kallë”, shtoi Ispahiu.

Tutje Ispahiu ritheksoi edhe diskrepancën që u paraqit në fillim të raportit mes KPK-së e KGJK-së.

“Nuk po shoh strategji e komunikim, koordimin të qartë.  Jo veç strategji në letër, por në verpim”, tha ai.

Ai tha se ka pasur raste kur prokurorët e gjyqtarët duan janë shumë efikas.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.