Sot jepet repriza e shfaqjes virtuale 'Sërish vijnë zgjedhjet’
Sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, jepet repriza e shfaqjes virtuale “Sërish vijnë zgjedhjet” me regji të Faik Ispahiut.
Tekstin e shfaqjes e ka adaptuar vet regjisori Ispahiu, duke u bazuar në “November” të David Mamet, duke përshtatur me aktualitetin kosovar.
Shfaqja jepet LIVE përmes Facebook-ut të Virtual Theatre Kosovo, por edhe përmes platformës ZOOM.
Aktorët do të performojnë drejtpërdrejt nga vendndodhja, ndërsa publiku, sikurse në teatër përmes ZOOM-it mund ta përcjellë LIVE shfaqjen dhe në fund të duartrokas aktorët për performacën e tyre.
Shfaqja pasqyron degradimin institucional në Kosovë si rezultat i korrupsionit dhe keqpërdorimit të parasë publike nga zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, e që më së miri shihet në kohë zgjedhjesh.
Në shfaqje luajnë: Enver Petrovci, Besim Ajeti, Shpejtim Kastrati dhe Ermal Sadiku.
Premiera e shfaqjes “Sërish vijnë zgjedhjet” është më 12.07.2020 LIVE në Facebook dhe ZOOM.
Më shfaqjen “Sërish vijnë zgjedhjet’ regjisori Ispahiu kthehet si krijues teatror pas 16 viteve pauzë dhe mbahet mend për shfaqjet “Aromë Portokalli”, “Makiato Boys”, “Unë nuk e solla Doruntinën”, “Kaligula”, “Rikardi III”, etj.