Isa Mustafa e Kadri Veseli në polemikë për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili në një deklaratë të sotme kishte kërkuar nga partitë opozitare “të mos i fërkojnë duart” nga fillimi i aktiviteteve të Prokurorisë së Specializuar në Hagë ndaj disa ish-drejtuesve që UÇK-së që tani janë në PDK.

Kyreparlamentari Kadri Veseli pas takimit me ekipin negociator ka folur kërkesën e LDK-së për zgjedhje me ç’rast ka thënë që pas ftesave të Gjykatës Speciale LDK “kot është duke i fërkuar duart për zgjedhje”.

“Edhe një ftesë e kam për LDK-në, mos t’i fërkojnë duart se marojmë, që 20 vjet, s’ka me na gjet kurrgjë as prej Gjykatës Speciale edhe se kem nijet me gabu, kot po i fërkon duart”, tha Veseli.

Por pak orë më pas, Mustafa i sugjeroi Veselit që të veprojë si kryetar i partisë së tij dhe i Kuvendit të Kosovës, e jo “si shef i ShIK-ut”.

Foto: Kallxo.com

“Është mirë që z.Veseli të veprojë si kryetar i partisë e i Kuvendit se si shef i ShIK-ut. Askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vet që të shkojnë në gjykatë. Nëse dikush ka bërë krime, duhet t’i fërkojë duart e veta, e jo të LDK-së”, tha Mustafa pas një takimi që kishte me grupin parlamentar të partisë së tij.

Mustafa tha se formimi i Gjykatës Speciale “ka qenë vullnet i Kuvendit të Kosovës që të pastrohet lufta e pastër e UÇK-së”.

“Nëse është ndokush prej tyre që ka bërë faj, atëherë drejtësia është drejtësi”, tha Mustafa.