Foto-ilustrim

Grabitet pompa e benzinës nga dy persona të maskuar

Të maskuar  nën kërcënimin e armëve dy persona ka kryer një grabitje në një pompë karburanti në Prizren.

Rasti ka ndodhur orët e hershme të mëngjesit të djeshëm.

Dy viktimat kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në pikën e karburanteve kanë shkuar dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur arkën me para dhe disa pako me cigare.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur ndërsa nuk raportohet për të lënduar.