Darka e Vitit të Ri në Tranzicion

Edhe pse migrimi në mënyrë tipike nënkupton konotacion negativ, si për shembull mungesë të inter alia bukës, migrimi mund të ketë edhe motive lluksi, me karakter të përkohshëm. Nëse jetoni në Prishtinë, ku është i koncentrum mileti “ndërkombëtarët” atëhere do të vëreni se ashtu si plaket muaji dhejtor ashtu zbrazen edhe troutuaret nën konstrukcion dhe restauranet në veçanti, shkaku i migrimit të përkoshëm të burrave dhe grave nga gjithandej rruzullit tokësor që kishin ardhë me ndihmu tranzicionin.

Për ata ishte koha për ri-kuperim. Ishte koha për ‘jingle bells’ dhe ‘shopping malls’. Ishte koha për darka të majme që pasonin me desert edhe ma të majmë. Ishte koha për dhurata: diçka që tanimë e kishin në të gjitha ngjyrat. Ishte koha për reality check!

Edhe për neve që mbeteshim të mërdhim në dhjetorin e plakur (nëpër trotuare nën konstrukcion me shumë se nëpër restaurane) edhe për ne ishte koha për një reality check. Për një realitet të ri i cili në këtë rast ndërlidhet me fenomenin “shopping” dhe darkës së natës të vitit të ri.

Të obzervojmë së pari fenomenin “shopping” këtu te ne. Tranzicioni i shitoreve në këto anë ka qenë i shpejt dhe masiv. Me dyqane qe rriteshin e fryheshin, duke u bashkuar përfundimisht në një fluskë të vetme të quajtur: shopping mall (shtëpi e mallrave me t’vjetrën). Këto të rejat janë hiç më pak se magjike. Me rafte të pafund që mbajnë oferta turli turli poashtu pafund. Si trenat. Me sekcion për corn flakes dhe fibres si më egzotiket nga të gjithat, ku i gjeni edhe wannabee’s; nje tjeter “prodhim” tranzicional në domenin njeri.

E ngrita me qëlllim në fenomen shopping-un sepse me shku me bo pazar tash është nje eksperiencë, është diçka që të jep status në shoqëri. Natyrisht nuk e kam fjalën këtu për cilin do shopping por për ate që bëhet te veni: në “Shopping Mall”. Këtij aktiviteti ditor apo javor në kuptimin primar të tij (nuk ka sekondar sepse kur shkon me ble diçka shkon blen edhe kthehesh te shpija) dikur ju kanë referu edhe “me bo pazar” e që nënkuptonte furnizim me të mira ushqimore dhe jo-ushqimore me ceger (lexo: shportë e pëlhurës por pa mbishkrime mbi sponzorët ndërkombëtarë dhe kombëtarë dhe fushatën e tyre për vetëdijesim të miletit mbi dëmin që shkakton kesja plastikës). Atëherë ka pasë nevojë për vetëdijësim në kuptim të asaj se çka është kesja pllastikës se iden se kanë pasë: cegerat i kanë pasë.

Shopping mall me rafte të pafund kanë pasë efekt traumatik sidomos për ata që dikur kanë qenë pronar të këtyre cegerave e kanë bo pazar nëpër dyqane apo zadruga si i thonin ne mënyrë romantike n’katun. Në kohën kur çdo qytet pak më i madh e ka pasë nga një shtëpi të mall­rave demek shopping mall një postë dhe një hotel. Në kohën kur të gjithë ishin të njejtë me të njejtin brend të telefonave: me kabëll. Në kohën kur paketimi ish nga letra ndërsa populli përdorte eco-friendly cegera si mjet transporti të cargos prej zadruge n’shpi. Në kohën kur shishet e xhamit ricikloheshin ndërsa ato të pllastikës nuk egzistonin.

Nata e vitit të ri dhe menuja tradicioanle e darkës së vitit të ri ’ri, ashtu si edhe cegeri, kishin pësu ndryshime në përmbajtje dhe formë, si pasojë e tranzicionimit dhe integrimit pan-evropian ne domenin: nata e vitit të ri. Tema qëndrore e darkës; pula e Slovenisë e pjekur në furrë Gorenje (poashtu e Slovenisë) dhe sallata Ruse me majonez t‘shpis, të marum me ve katuni me recept të teta Jelenës kojshikës karshi, ishin zëvendësu me Cordon Bleu Pule (pa pik yndyrre) ndërsa sallata Ruse me Rukollën Italiane me voj ulliri (virgjin) po ashtu Italian.

Pa këto dy tema pivotale, pulës Slovene dhe sallatës Ruse në menu, darkës tradicionale përfundimisht ju hek yndyra dhe lezeti: mbetën vetëm lajmet qëndrore. Sheshi, birra dhe petardat u bënë temë e natës së vitit të ri, post-tranzicion. Edhe fjala” gjiri familijar” u zbeh. Në fakt, gjiri u bë shumë i ngusht për energjinë tranzicionale të përmasave të tilla. Nevojitej sheshi. U zbulua kënga Jingle Bells të cilën vetëm edhe hoxha në minare mbeti pa e lëshu. Bredhi i viti të ri aka Jellka nuk e paska emrin bredh i vitit të ri por Christmas Tree, ju kishin thon mileti “ndërkombtarët” venorëve. “Ju ka shpërla trunin Tita”. “Bredhi nuk është i vitit të ri e as i baba dimrit. Bredhi i takon asaj nate që involvonte një falling star, një bebe, do dele, një natë e ftoftë në një kasolle”.
Iluminim!

GËZUAR!