Policia e Kosovës

Dyshohet se gjuajtën me armë në natën e ndërrimit të viteve, Policia sekuestron dy armë zjarri në Prishtinë

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Prishtinë. Pas identifikimit të personave të dyshuar janë kryer kontrolle në dy lokacione, në fshatin Grashticë dhe në rrugën “Mihail Grameno” në Prishtinë, në të cilat janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri.

Dy të dyshuarit dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri në natën e ndërrimit të viteve.

“Pasi që të njëjtit dyshohet të kenë shtënë me armë rreth orës 00:00, me datën  01.01.2024”- ka thënë për KALLXO.com, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Organet e rendit ndaj personave të dyshuar kanë inicuar rast për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” si dhe “Përdorim i armës”.

Arma e sekuestruar, Foto: Policia e Kosovës
Arma e sekuestruar, Foto: Policia e Kosovës