Ilustrim

Gjuajti me armë zjarri në natën e Vitit të Ri, arrestohet 36-vjeçari në Ferizaj

Policia e Kosovës e ka arrestuar sot një 36-vjeçar në Ferizaj.

I arrestuari dyshohet se natën e Vitit të Ri në rrugën “Shaban Elezi” kishte përdorur armë të zjarrit.

Njësia e Hetimeve e ka identifikuar të dyshuarin dhe sot e ka arrestuar.

Nga i dyshuari u sekuestrua arma e zjarrit si provë materiale dhe më pas ai u lirua në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti është cilësuar si “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armës”.

Foto: Policia e Kosovës