Veseli kërkon themelimin e Muzeut të dëbimit dhe gjenocidit serb në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga anëtari i Kryesisë, Migjen Kelmendi, kanë vizituar stacionin e trenave Prishtinë për kujtuar Ditën ndërkombëtare Muzeve. 

Nga këtu kreu i i PDK-së, Veseli ka përsëritur kërkesë pë ndërtimin e Muzeut të Dëbimit dhe Gjenocidit serb në Kosovë.

Veseli, ka propozuar që kjo hapësirë e stacionit të trenave në Prishtinë të kthehet në muze në mënyrë që sipas tij, të mos harrohet e kaluara e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, kjo është fusha e dhembjes së Prishtinës dhe ky është monument në vete ku gjysma e Prishtinës janë depërtuar e nuk e kanë ditur fatin e tyre. Ky monument duhet të zyrtarizohet. 

“Ky do të jetë muzeu i dhembjes së Kosovës, muzeu i dhembjes së Prishtinës dhe pjesa te tjegullorja atje ku do ta ndërtojmë. Nuk duhet të jemi popull hakmarrës, por ta dokumentojmë dhimbjen që e kemi kaluar. Ne nuk e kemi ndërmjet me harru, shumë po politizohet çdo gjë në Kosovë, por dhimbja jonë është veç një, nuk ka parti, nuk ka politikë. Sot 18 maji është Dita Ndërkombëtar e Muzeve, nuk kem me heq dorë nga ideja por edhe për të pagjeturit në mënyrë të veçantë”, tha ai.

Ndërsa Migjen Kelmendi ka kujtuar deportimet e dhunshme që bëheshin nga stacioni i trenti gjatë luftës nga ushtria dhe polica serbe. 

“50 mijë njerëz u detyruan largohen nga shtëpitë e veta ndjekur nga policët e Millosheviqit, u detyruan vijnë këtë fushë këtu stacion, e cila e ka humbur autenticitetin e vet me këto ndërtime shëmtuara, ku u krijua një Prishtinë e vogël e cila e priste trenin për me ardhë për gjetur mënyrë për hyrë tren e për shkuar kushedi se ku“, ka thënë Kelmendi.

Ai ka thënë se  beson se shumë shpejt propozimi i kryetarit Kadri Veseli për ta shndërruar këtë vend muze do jetësohet, i cili do shërbej si memorie kolektive për atë tmerr kemi kaluar. 

Ndërkaq Remzi Berisha, dëshmitar i dëbimeve, ka treguar se si qytetarët e Prishtinës gjatë luftës ishin deprotuar me dhunë nga ky stacion.

“Janë bartur kufoma nga këtu sepse kanë vdekur pleq. Krejt Prishtina kanë kaluar nga këtu, ka pasur rast që edhe kanë kaluar natën në këto shtëpi tek stacioni, kush ka mundur ka hyrë për dritare e për dere”, ka thënë Berisha.