Akil Gjakova
Akil Gjakova shpallet në kërkim nga Policia e Kosovës
Xhudisti, Akil Gjakova është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për veprën penale “dhunë në familje”.
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për vendndodhjen e Akil Gjakovës.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion përvendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; [email protected]”- thuhet në njoftimin e organeve të rendit.
Gjakova siç mëson KALLXO.com, i kishte thënë policisë së do paraqitej me avokatin e tij e më pas policia kishte kërkuar edhe në shtëpinë e tij, por nuk e ka gjetur.
Ai është kërkuar për arrestim, por në bazë të një njoftimi të Federatës së Xhudos të cilin e ka bërë publik në faqen zyrtare në Facebook, Akil Gjakova shihet se aktualisht është jashtë Kosovës në një stervitje në Hungari.
KALLXO.com ka siguruar edhe ankesën që ka ushtruar ish-bashkëshortja e xhudistit Akil Gjakova.
Në bazë të dosjes, më 13.04.2024 policia kishte pranuar një informacion përmes linjës 192 nga ankuesja S.Gj për dhunë në familje.
Ajo bashkë më fëmijënn 3-vjeçar janë dërguar në Stacion policor pasi kanë dalë ekipet në vendin e ngjarjes dhe aty është intervistuar.
Dhuna fizike e cila dyshohet se u përdor nga Gjakova ndaj bashkëshortes së tij me të cilën është në proces divorci, sipas dosjes, ka ndodhur gjatë vitit 2023.
Prokuroria urdhëron arrestimin e Akil Gjakovës
Policia autorizohet për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje