Inspektorët në aksion ndaj ‘mobil shop’-eve
16.12.2019 - 11:03
Edicioni i së premtes në ‘Drejtësia në Kosovë’ trajtoi temën e shmangies së tatimit nga dyqanet të cilat shesin telefona mobilë.
Emisioni shfaqi pamjet nga kontrolli i inspektorëve tatimorë në 17 lokale që merren me shitjen e telefonave.
Filmime ekskluzive që tregojnë të dhënat për mungesë faturash, importe dhe shitje të padeklaruara, dhe punëtorë pa kontrata pune.
Në këtë emision u trajtua edhe problemi me objektin e Odës së Avokatëve të Kosovës.