Hulumtim - Pamjet denoncojnë gjykatësin tek negocion lëndën në zyrën e tij

Një hulumtim i KALLXO.com zbardhë sonte një dosje mjaft interesante në rajonin e Kaçanikut.

Gjyqtari Riza Livoreka është filmuar në zyrën e tij tek negocionte me një palë fatin e një lënde.

Hulumtimi zbardhë edhe lidhjen e gjyqtarit me avokaten e palës paditëse, ndërsa filmimet zbardhin detaje nga takimet ku u diskutua fati i lëndës.

Dosja zbardhë momentet kur gjykatësi i paralajmëron palët se si do e gjykojë lëndën.

Hulumtimi i zhvilluar për disa muaj zbardhë edhe probleme të tjera në trajtimin e kësaj dosje, përfshirë zbatimin e ligjit të vitit 1981 në kohën kur vendi ka të miratuar një ligj në vitin 2009, i cili rregullon këto çështje.

Në pjesën e dytë emisioni trajton rastin tjetër të gjykatësit të Apelit Hashim Çollaku, i cili në një çështje penale ka gjykuar lëndën e cila ishte përfaqësuar nga gruaja e tij avokatja Mirvete Çollaku.

Pamjet ekskluzive të këtyre takimeve shfaqen sonte nga ora 22 e 15 në #KallxoPernime.