Skandali i drejtësisë, gjykatësi trajton ankesën e gruas së tij

Një hulumtim i cili transmetohet sonte në #KallxoPernime denoncon mënyrën se si gjykatësi i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka gjykuar një lëndë ku gruaja e tij Mirvete Çollaku ishte avokate.

Pse është lejuar të ndodhë kjo dhe cilat janë procedurat që u ndoqën pasi ky problem u konstatua, do të kuptoni nga intervistat me akterët e kësaj ngjarje?

Hulumtimi zbardhë se dosja ishte konstatuar si konflikt interesi nga Prokuroria e Prizrenit, të cilët kishin ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme e cila kishte kthyer çështjen në gjykim.

Edicioni i së mërkurës në #KallxoPernime merret me dy raste të gjykatësve. E dyta ka të bëjë me gjykatësin nga Kaçaniku, Riza Livoreka, i cili është filmuar duke negociuar fatin e një lënde në zyrën e tij.

Pamjet ekskluzive të këtyre takimeve shfaqen sonte nga ora 22 e 15 në #KallxoPernime.