Sa është i pasur Ardian Gjini?

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), kryetari i Gjakovës,  Ardian Gjini ka deklaruar se ka një banesë në pronësi, prej 61 metra kator me vlerë prej 30 mijë eurove. Dy shtëpi i ka deklaruar,  njëra e pa përfunduar në vlerë prej 40 mijë eurove me sipërfaqe 126 metra katror dhe një tjetër në emër të prindit në vlerë prej 150 mijë eurove me sipërfaqe 200 metra katror.

Ardian Gjini gjithashtu ka deklaruar se ka një dyqan prej 95 metra katror që e ka blerë në vitin 2016 e që e kap shifrën e 190 mijë eurove.

I pari i Gjakovës në AKK ka deklaruar se ka 6 mijë euro para të gatshme në bankë.

Gjithshtu Gjini ka deklaruar se ka një kredi për të larë, në vlerë prej 9 mijë eurove, që sipas deklarimit të tij,  e ka marrë për të blerë një pronë.

Gjini te të hyrat vjetore e  ka deklaruar edhe  pagën si kryetar në komunën e Gjakovës, që është 14 mijë euro në vjet.

Ai është edhe nënkryetar i parë i AAK-së së Ramush Haradinajt, ndërsa nuk ka deklaruar ndonjë të hyrë nga kjo pozitë.

KALLXO.com në vazhdimsi  është duke publikuar  deklarimet e pasurisë për zyrtarët e lartë publikë dhe këshilltarët komunal.