Pasuria e ish-shefit të njësive speciale të policisë
Arbnesh Ajvazi, nuk ka shumë kohë që ka marrë pozitën e re në Policinë e Kosovës, atë të drejtuesit të Operativës në Prishtinë.
Ajvazi në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se posedon një pasuri të paluajtshme në vlerë të 289 mijë e 313 eurove.
Në pasurinë e paluajtshme të Ajvazit, hyjnë dy toka bujqësore njëra e blerë tjetra e trashëguar, një truall një banesë me garazh e blerë, një shtëpi e vjetër dhe një depo për ruajtjen e produkteve bujqësore, të gjitha këto të deklaruara në emër të përbashkët.
Gjithashtu Ajvazi ka deklaruar se pasuria e luajtshme e tij kap vlerën e 24 mijë e 106 eurove.
Në këtë pasuri hyjnë dy traktor, një veturë e tipit pasat dhe një kamion. Përveç veturës e cila është e deklaruar në emër të bashkëshortes së tij, të tjerat janë të deklaruara në emër të përbashkët.
Ajvazi ka deklaruar se ka detyrime financiare ndaj personave fizik, 7 mijë e 700 euro për blerjen e banesës dhe një shumë tjetër 5 mijë e 313 euro për të cilat nuk ka deklaruar se i ka marrë hua apo kredi nga bankat.
Drejtori i Operativës merr të hyra vjetore nga PK në vlerë prej 13 mijë e 548 euro ose 1 mijë e 129 euro për muaj. Ai ka deklaruar se merr mëditje nga PK në vlerë prej 58 euro por edhe ka marrë pagë për orët shtesë me kompensim në vlerë të 797 eurove.
Ajvazi ka deklaruar se merr pagë edhe nga bujqësia. 10 mijë e 400 euro ka deklaruar se merr nga shitja e produkteve bujqësore.
Ajvazi ka deklaruar edhe për pagën e bashkëshortes së tij. Sipas deklarimit ajo ka të hyra nga puna e saj në vlerë prej 3 mijë e 600 euro. Ndërsa gjithashtu ka deklaruar se bashkëshortja e tij ka marrë edhe subvencione për mjedra në vlerë të 536 eurove.
Drejtori gjithashtu ka deklaruar tek të dhënat shtesë se në vitin 2018 ka marrë nga Ministria e Bujqësisë subvencione në vlerë të 6 mijë e 757 eurove.
Në deklarimin e pasurisë, Ajvazi ka dhënë edhe të dhëna të tjera për pasurinë e paluajtshme dhe subvencionet nga Ministria e Bujqësisë.
“Per piken 2 të pasurisë së paluajtshme kemi marrë kredi në vlerë 30.000 euro me datë 13.02.2017 dhe kredine e dyte ne vlere 30.000 euro me date 30.12.2017 e kemi marre në emër të “Agro Stina” në kredinë e parë jam garantues ndërsa në kredinë e dytë jam bashkëkredimarres me vllaun tim. – Ne vitin 2018 kemi marrë me vëllain një kredi në vlerë prej 20.000 euro për hapjen e një lokali për shitjen e veshmbathjeve të dorës së dytë respektivisht per pagesen e mallit . – Te gjitha kredite i kemi kestet ne grejs periudhe jo në baza mujore por 1 herë brenda vitit e paguajmë kestin e përgjithshëm vjetor. Prandaj me që kemi kredi une duhet t’i ndihmoj vellait tim pasi që kemi një siperfaqe prej 37 hektare për t’i mbjellur me perime për vitin 2019.Prej vitit 2015 – 2019 kemi marrë subvencione direkte nga Ministria e Bujqësisë në vlerë 27.560.50 euro”, ka deklaruar Ajvazi.
Gjithashtu ai ka deklaruar se dy vite më parë vëllai i tij ka qenë fitues i një granti qeveritar në vlerë prej 78 mijë e 800 eurove.