Shtëpitë e Ramush Haradinajt vlejnë mbi 1 milion euro

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar vlerën e pasurisë së deklaruar të zyrtarëve publikë për vitin 2023.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se ka tri shtëpi në pronësi të tij.

Një prej tyre ka vlerë prej 300 mijë eurove, një 202 mijë euro dhe një në vlerë dhe një tjetër në vlerë prej 340 mijë euro. Haradinaj ka të deklaruar edhe një shtëpi prej 270 mijë eurove dhe një vilë në vlerë prej 120 eurove, për të cilat ka pronësi të përbashkët.

Ai në AKK ka deklaruar se ka një veturë të tipit “Cadillac” në vlerë prej 19 mijë eurove.

Para të gatshme në bankë, ai thotë se ka 5 mijë e 790 euro.

Tek të ardhurat vjetore personale, i pari i AAK-së tregon se ka një pagë vjetore prej 18 mijë e 570 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës, paga si invalid i luftës 2 mijë e 700 euro dhe 37 mijë e 288 euro nga qeraja e shtëpisë.