Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës publikon listat e studentëve përfitues të bursave – Dokument

Universiteti i Prishtinës ka publikuar listat e studentëve të cilët kaë pëfituar bursa për të gjitha njësitë akademike të UP-së.

Listat me emrat e studentëve përfitues mund t’i shihni në këtë LINK.

UP-ja njoftoi se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me 9 shkurt 2023, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët tanë, për vitin akademik 2022/23.

“Përgëzime për studentët përfitues të bursës për suksesin e arritur!”- thuhet në njoftimin e universitetit.

Studentët që nuk janë në mesin e përfituesve dhe të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare, kanë të drejtë ankese tek komisioni përkatës brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita e publikimit. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, në zyrën numër 19, thuhet në komunikatën e UP-së.