Foto: Gentiana Ahmeti, KALLXO.com

Altin Sahiti zgjedhet kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së

Altin Sahiti është zgjedhur kryesues i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndërsa, zëvendëskryesuese është zgjedhur Arbëresha Nela- Turjaka.

Në mbledhjen e KD-së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë edhe verifikimi i anëtarëve të KD-së të zgjedhur nga Senati dhe anëtarët e emëruar nga Ministria e Arsimit…

Anëtarët e KD-së janë: Altin Sahiti, Arbëresha Nela Turjaka, Hajrullah Koliqi. Azem Hajdari, Naser Kabashi, Selim Bezeraj, Arian Krasniqi, Rifat Krasniqi, Arta Shehu Zaimi.