Akuza, kundërshtimet, batutat dhe raportet, krejt çka ndodhi në Asamblenë e Prizrenit

Me 36 asambleistë prezentë sa ishin në fillim të mbledhjes së parë të vitit, në përfundim të mbledhjes mbetën prezentë vetëm 27 asambleistë.

Ata u larguan, kush më herët e dikush më vonë gjatë zhvillimit të kësaj mbledhjeje, shkruan KALLXO.com.

https://kallxo.com/asamblistet-e-prizrenit-kerkojne-lop-top-te-rinj/?fbclid=IwAR0cDWiYb9IHEJifSruKdph3efiPVyBdNMhtF-aMx5OfsC6uldV7Dnbfn2w

 

Bie në sy prania e 2 drejtoreshave të vetme, në mesin e shumë drejtorëve në Komunën e Haskukës.

 

Para fillimit të mbledhjes, kuvendarët dukeshin të me disponim të mirë, takoheshin, shkrepnin ndonjë foto, e përderisa dikush lexonte gazetën, tjerët luanin me telefonë.

 

 

 

 

 

Kur erdhi koha për pyetje të kuvendarëve, dhe ngritjen e çështjeve të ndryshme,  aty filloi edhe ballfaqimi i asambleistëve me kryetarin Mytaher Haskuka e drejtorët e tij, që shumica e ishin të pranishëm.

Simir Krasniqi  nga rradhët e PDK-së, morri fjalën e i njëjti u tregua mjaft kritik nga kryetarit Haskuka, lidhur me raportin financiar të paraqitur disa ditë më parë, ai tha se qeverisja e Haskukës është  keqmenaxhim i dështuar nga kryetari, bashkë me koaliconin e tij, ” e shumë projekte janë anuluar nga ju vetëm se kanë qenë të planifikuara nga koha sa ka qenë në pushtet PDK-ja ”.

Krasniqi nga rradhët e PDK-së e kritikoi  kryetarin Haskuka , për ” shpenzime lluksi dreka zyrtare, e udhëtime zyrtare, e në disa raste këto shpenzime janë 200 % më të larta se në kohën kur qeveriste PDK-ja, ju i keni rrit shpenzimet e lluksit ”.

Haskuka, Minir Krasniqit iu përgjigj se ” kur e kemi marrë komunën ka qenë
para falimentimit ”.

Për akuzat e asamblistit Krasniqi, Haskuka sqaroi se ” udhëtime brenda vendit janë për mësimëdhënësit, e shkollave fillore e të mesme, pra nuk është luks, është kontratë nga qeverisja e juaj, e unë po e respketoj, e unë mendoj që kjo duhet të vazhdohet ”:

E shpenzimet për dreka e darka zyrtare, Haskuka i arsyetoi me vizitat sipas tij ” numër rekord që kemi pasur, të delegacioneve të ndryshme, vetëm në atë raste kemi bërë shpenzime të drekave e darkave zyrtare, në asnjë rast tjetër nuk ka shpenzime ”.

E këto vizita siaps Haskukës, do ti kthehene qytetit shumë herë më mirë në aspektin financiar, pasi presin investime e projetket të ndryshme nga këto vizita të delegacioneve të ndryshme.

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Karanfil Haxhillari, nuk është hera e parë që shfaq pakanqësitë e tij ndaj drejtorit të Arsimit Skender Susuri,

Asambleisti Haxhillari, fillimisht i tha disa fjalë lëvdate për drejtorin Islam Thaçi e Fejzë Kabashi, por të njëjtat fjalë nuk i pati për drejtorin Susuri, ndaj të cilit drejtoi akuza për konkurset publike dhe për mënyrën se si drejtoria e Arsimit po i zhvillon konkurset për mësimdhënës,  siaps kuvendarit Haxhillari ” po u zbatoni udhëziemt administrative si po ju përshtaten nëpër konkurse, pra po e zbatoni udhezimin administatrtiv te gabuar, per shak te intervistave subjektive, po mbesin njerëzit me shkollim më të lart jashtë konkurseve ”.

Por Skender Susuri pati përgjigje se ” është e vërtetë që janë disa udhëzime adminsitrative, jemi të obliguar të repektojmë udhëzimin administrativ që na detyron MAPL-ja, e që është aplikuar deri më tash, e sa i përket konkurseve nga të dhënat ka pasur 82 rekrutime, nga të gjitha këto vetëm në 4 raste ka pasur anulim konkuris, e kjo tregon për korrektsinë në konkurse ”.

Pa përgjegje në pyetjen e vet mbeti kuvendari Sulltan Badalli i cili pyeti kryetarin e KOmunës, se pse me datë 25 janar në përurimin e Ministrisë së Kulturës, nuk ishte prezent askush nga krerët e qytetit, as kryetari as kryesusi i kuvendit Abrashi, ” në këtë ditë të madhe për Prizreni, pse nuk ishit preznet besoj që nuk do koment ”.

Alush Shala asamblesitë i PDK -së, ngriti shqetësimin  e tij për dy çësthje ” jemi ba gazi i botës me këtë punën e qenve endacakë, i ke ka të sillesh, edhe qysh mundet një njeri me i blloku krejt qytetin e prizrenit, e ka blloku me shtëpinë e tij krjet tranzitin e ri ”.

Skender Sallauka nga rradhët e PDK-së, iu drejtua drejtorit të inspektoratit Islam Thaçi, lidhur me rrëdnimet dhe largiemt e objekteve që ishin në zonën e Shatërvanit, ” nuk i hajmë karremin e spektaklit me traktora e kamiona aty apra lokalve, me i mbledh kamerat, me dal sikur filma, e kishte po e lironi pronën publike ” i njëjti i tha që ” jo në emrë të Bujar Hasanit i keni prish bizneset tjera, e na krejt e dijmë se sa të forta janë ato biznese ”.

 

https://kallxo.com/asamblisti-i-ldk-se-perplaset-me-drejtorin-e-haskukes-video/?fbclid=IëAR29B0AfopenHVT77_Tkil5uMr2a-dAuzkOë1qosOSGBrrMDSl24BgTLr1s

Ndërsa Islam Thaçi, drejtor i inspektoratit, i sqaroi asambleistëve se ” sa për largimin e objekteve brenda qendrës historike, unë në raportin tim për fundvit e kam elaboruar çështjen e shatërvanit, ku janë 3 probleme kryesore, reklamat e vendosura mbi qatinë e objekteve të cilat janë larguar, pastaj konstrukcionet metaliek brenda zonës historike, dhe çështja e reklamave të objekteve afariste që janë mbi 100 lokale që nuk posedojnë leje, e që po zgjidhet edhe kjo, e pse ish-drejtori Bujar Hasani, ka qenë i pari me rend për me ju largu objekti, ajo është rastësi se në atë rrugë ka filluar puna e inspektoratit ”:

Pas diskutimeve u vazhdua me pikat tejra të rendit të ditës, fillimisht u paraqit Ymer Berisha nga zyra për Informim e Komunës, kur i kërkoi kuvendarëve të votonin planin e veprimit për transparencë në Komunë për vitin 2019.

Por Haziz Hodaj që gjatë gjithë seancë ishte aktiv, ja theu pak me humor ” hajde o burrë se sje tu na lut për me e votue buxhetin e Kosovës, mos e zgjat se e kemi para raportin ”.

Para asamblesitëve u paraqit për të raportuar kordinatori për Sport, Lulzim Ibri, i cili paraiqti rpaortet 4 vjeçare për klubet e sporti ” K.F Liria ”, dhe ”K.B Bashkimi ” dhe për teatrin e qyteti ”Bekim Fehmiu ”.

Pastaj me rradhë asambleisët paraqitën pyetje e tyre për këto raporte financiare, të cilat i financon dhe i mbështet Komuna e Prizrenit.

Për raportimin për raportin financiar të ”K.F Liria ” u paraiqt vetë kryetari Ilijaz Ilijazi, i cili sqaroi se klbui ka qenë në gjendje të rëndë financiare e organizative, por ngadalë po e emrr veten, dhe me mbështetjen e Komunës, ky klub dë të krijoi stabilitet si në anën organizative e në anën e rezultateve.

Për të paraqitur punën e teatrit ” Bekim Fehmiu ”,  personalisht erdhi Fetah Paqarizi, drejtori i teatirt i cili fillimisht iu drejtua asambleistëve ” shqyr zotit që asambleistët u angazhuan e po interesohen pëe teatrin ”, sipas tij që nga 2011 e deri më sot , teatri ka arritrru progres dhe zhvillim shumë të mirë, por të gjitha këto nuk mund të kuptohen nga ata që janë jashtë teatrit, ” por pa qenë brenda teatrit është vështirë të kuptohen punët dhe shnepzimet e specifikat që duhen për tu zhvilluar teatri ”, shtoi drejtori Paqarizi.

Çështje me rëndësi për qytetarët e që mbeti pa marrë peilog ishte ” Propozim-vendimi për lidhjen e marrëveshjeve me bashkësitë fetare për mbulimin e shpenzimeve të varrimit ”.

Komuna e Prizrenit i mbulon shpenziemt e varrimit në shumën deri në 200 Euro, pë qytearët e saj të cilët për të marrë këtë subvencion duhet që të apraqesin çertifikatën e vdekjes pranë Komunës.

Kryesusi i kuvendit Artan Abrashi  sqaroi se ”  ideja është që me e autorizu kryetarin  e komunës Haskuka, që ai me pas të drejtën e lidhjes së marrëveshjes me bashkësitë fetare, dhe pasi të vie deri te finalizimi i marrëveshjes pas diskutimeve dhe vendosjes së pikave përfundimtare, atëherë mudn ta kemi ne në Kuvend, pra do të sqarohen edhe më shumë detaje deri kur të vie verzioni final para kuvendit ”.

Por pas diskutimeve asnjëri nga grupet asambleistëve nuk e dhanë pëqlimin e tyre, e ashtu që u vendos që paraprakisht të caktohet një takim ku do të marrin pjesë kryetari Haskuka, shefat e grupeve të subjekteve politike, si dhe përfaqësuesit e bashkësive fetare, e pas diskutimit, kjo çështje të ngritet si dikutim prapë në Asamblenë KOmunale ”:

Në përfundim me shumicën e votave pro, u venos që me propozim të shoqatës së bjeshkatarve, dhe me propozim të KFOR-it, vendi i quajtur ” Maja e Vërtopit ”, të emërtohet me emrin e gjeneralit gjerman Fritz Von Korf.