Foto: Ilustrim

Zhduket një Vajzë

Policia në Viti është njoftuar nga një qytetar se i është zhdukur e bija.

Sipas raportit të përditshëm policor, prindi i brengosur ka njoftuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia më 17 shkurt rreth orës 20:00 dhe më nuk është kthyer në shtëpi.

Policia thotë se për këtë rast nuk ka ndonjë të dyshuar.

Rastin ajo po e trajton si person i zhdukur.