Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Në Prizren dhe Gjilan raportohen dy vajza të zhdukura

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në Prizren dhe Gjilan janë raporutar dy vajza të zhdukura.

Sipas Policisë, në Prizren një grua ka raportuar se vajza e saj me 17 nëntor është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit po ashtu një grua ka raportuar se me 18 nëntor vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më dhe nuk i është lajmëruar familjarëve të saj. Rasti është duke u hetuar.