Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Obiliq, gruaja raporton në Polici zhdukjen e vajzës

Një grua nga fshati Plemetin i komunës së Obliliqit ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia më 4 korrik dhe nuk dihet gjë për vendndodhjen e saj.

Sipas Policisë, për rastin është njoftuar edhe prokurori, derisa njësitet po hetojnë rastin.

“Plemetin, Obiliq 04.07.2023-22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se, vajza e saj me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”- thuhet ne raport.