Policia e Kosovës

Fushë Kosovë, vjehrra raporton zhdukjen e nuses

Një grua në Fushë Kosovë është raportuar e zhdukur.

Rastin në Polici e ka raportuar vjehrra e saj.

Sipas njoftimit, ajo ka thënë se nusja e djalit ka dalë nga banesa më 16.02.2024 dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia tutje ka njoftuar se rasti është nën hetime.