Nga një konferencë e Valdete Bajramit dhe Pal Lekajt| Foto: KALLXO.com

Nisma Beson se do ta Çojë në Shtëpi Qeverinë

Partitë opozitare po punojnë për harmonizimin tekstit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

Kryetarja e grupit parlamentar të Nismës Valdete Bajrami ka thënë se nga sot dhe ditët në vazhdim do të punojmë për të arritur numrin e nevojshëm të nënshkrimeve dhe të sigurohen se i kanë 61 vota.

Ajo ka shprehur besimin se ky mocion do të kalojë dhe kjo qeveri do të shkojë në shtëpi.

Bajrami tha se ka shumë deputetë që janë shprehur tashmë kundër kësaj qeverie. Pret që mbështetje të japin edhe ata deputë të koalicionit që edhe në fillim patën votuar kundër këtij koalicioni qeverisës.

Për të iniciuar një mocion votëbesimi, duhen nënshkrimet e 40 deputetëve, sipas nenit 100 të Kushtetutës së Kosovës.