Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj me ftesë për deputetët e LVV-së: Ta bashkojmë votën në mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhëmërin e Kosovëës, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të kontribuojnë për rrëzimin e Albin Kurtit nga qeveria.

“Besoj që është detyrë e Parlamentit që ta nxjerr Qeverinë Kurti dhe Albin Kurtin nga drejtimi i gabuar” – tha fillimisht Kurti.

“Detyrë e gjithë deputetëve dhe jo vetëm opozitar. Besoj që ne si Parlament duhet t’i marrim përgjegjësit. Ne e kemi votu, Parlamenti e ka votuar Qeverinë, qytetarët i kanë votuar të zgjedhurit e të zgjedhurit Qeverinë, e ne që i kemi dhënë besimin e në këtë rast shumica, ju lus shqyrtone a është në rregull me vazhdu një drejtim siç e kemi në vend apo të gjithë ne ta ndihmojmë Kosovën, ta ndihmojmë Kurtin me mocion, pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”- deklaroi Haradinaj.

“Dita e sotme kur Kosova si palë ulet në tavolinë, e ndëshkuar, e dënuar paraprakisht me sanksione, duhet të na jep alarmin që të bashkojmë votën në mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti. Ta nxjerrim Kurtin dhe Kosovën nga drejtimi i gabuar”- shtoi ai.

Sipas Haradinajt, dialogu dhe qeverisja në Kosovë janë në rrugë të gabuar.

“Nëse dikush nga ne ende shpreson se Albin Kurti dhe qeveria Kurti do ta nxjerr Kosovën nga drejtimi i gabuar, nga drejtimi i gabuar dhe nga drejtimi humbës e nga sanksionet jam i bindur se do të del gabim. Pra nuk besoj që ne duhet të presim që ai që e ka sjell Kosovën në pozitën e të ndëshkuarit, të goditjeve të njëpasnjëshme e të humbjeve edhe në planin e brendshëm e të sigurisë, dhe planin ndërkombëtar, të shpresojmë që ai do ta nxjerr”- tha Haradinaj.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, vazhdimisht ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë përmes mocionit të mos-besimit, duke kërkuar edhe ndihmën e deputetëve të shumicës. K Haradinaj konsideron se mocioni për shkarkimin e Kurtit “është interes kombëtar”.

 

Mobilizimi i opozitës kundër Kurtit